Kërcënimet e fqinjëve, Netanyahu: Mos na provokoni, Izraeli ju shkatërron në vend

Izraeli ka aftësi të jashtëzakonshme shkatërruese dhe armiqtë e tij nuk duhet ta testojnë atë, tha kryeministri Benjamin Netanjahu të mërkurën pas shikimit të një stërvitje të madhe të Israel Defence Force – IDF) në veri të vendit.

Nga Herb Keinon

“Jam shumë i impresionuar nga përmirësimi i gatishmërisë së [IDF-së], në frymën e luftëtarëve dhe komandantëve, dhe veçanërisht në fuqinë shkatërruese të IDF-së”, tha Netanyahu, i cili është gjithashtu ministri i mbrojtjes i vendit. Ai e ndoqi stërvitjen shumë-planëshe me Shefin e Shtabit, gjeneralin Aviv Kochavi, dhe foli me oficerë të IDF-së dhe ushtarë pjesëmarrës në stërvitje.

“Unë dëgjoj fqinjët tanë nga veriu, jugu dhe lindja duke na kërcënuar se do të na shkatërrojnë”, tha ai. “U them armiqve tanë: IDF ka një fuqi shumë të madhe të asgjësimit. Mos na provoni.”

Komentet e Netanyahut erdhën në mes të një rritjeje të tensioneve rajonale, duke përfshirë ato midis SHBA dhe Iranit në Gjirin Persik. Ushtrimi masiv përfshinte të gjitha degët e ushtrisë, duke përfshirë përdorimin e avionit F-35 të blerë nga SHBA

Burimi: “The Jerusalem Post