4 Korriku, 15 citate patriotike nga amerikanë të famshëm të përzgjedhura nga Armand Plaka

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 243-vjetorin e Pavarësisë, që tashmë edhe në Shqipëri ka nisur të bëhet tepër e njohur. Dita në fjalë shënon lindjen e Shteteve të Bashkuara si një shtet e komb i pavarur nga dominimi britanik dhe publikimin e Deklaratës së Pavarësisë, që ndodhi pikërisht më 4 korrik 1776.


Dita e Pavarësisë së SHBA-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 243-vjetorin e Pavarësisë, që tashmë edhe në Shqipëri ka nisur të bëhet tepër e njohur.

Dita në fjalë shënon lindjen e Shteteve të Bashkuara si një shtet e komb i pavarur nga dominimi britanik dhe publikimin e Deklaratës së Pavarësisë, që ndodhi pikërisht më 4 korrik 1776.

Dita Kombëtare e SHBA-së është ditë pushimi në mbarë vendin, e në popull njihet gjerësisht si “Fourth of July”. Ajo u dedikohet veçanërisht dëshmorëve e heronjve që ranë për kombin amerikan.
Ngjarje të shumta e aktivitete festive zhvillohen për çdo vit me këtë rast, sikurse pritet të organizohen edhe sot përgjatë gjithë ditës, sipas njoftimeve që janë bërë nga institucione shtetërore, por edhe organizata e shoqata amerikane në mbarë botën.

Por sigurisht se përtej festimeve apo lajmeve që lidhen me mënyrat se si do ta festojnë këtë ditë të madhe shtetasit amerikanë kudo që ndodhen, ia vlen që të shënojmë më poshtë thëniet e disa njerëzve të mëdhenj, nënshtetas amerikanë, të cilët janë frymëzuar në veprat e tyre jo pak nga vepra e atyre që e bënë të mundur këtë ditë.

Me patriotizmin e shprehur në vargje apo citate të paharrueshme, ata kanë vënë firmën e tyre në panteonin e patriotizmit amerikan, një shembull frymëzues për mbarë botën e civilizuar:

Mos e lini lirinë të humbasë në duart tuaja.
– Joseph Addison

 

Dita e lindjes së Lirisë është këtu.
Zbrazni armët dhe thërrisni fort për lirinë,
Shihni flamurin të shpaloset në lartësi!
Nderoni yjet dhe vijat përgjithmonë,
Flamuri më i dashur në të gjithë botën.
– Florence A Jones

Ata të cilët fituan pavarësinë tonë besonin se liria është sekreti i lumturisë dhe kuraja është sekreti i lirisë.
– Louis D. Brandeis

Nëse ia vlen të vdesim për vendin tonë në kohë lufte, le të themi se ia vlen të jetojmë për të në kohë paqeje.
– Hamilton Fish

Pa liri, askush nuk ka realisht një emër.
– Milton Acorda

Aty ku strehohet liria, atje gjendet vendi im.
– Benjamin Franklin

Është dashuria për vendin që ka ndriçuar dhe që mban ndezur zjarrin e shenjtë të patriotizmit.
– J. Horace McFarland

Ata që heqin dorë nga liritë bazë për të ruajtur sigurinë provizore, nuk meritojnë as liri e siguri.
– Benjamin Franklin

Unë jam i ndërgjegjshëm për mundin, gjakun dhe thesarin që do të na kushtojë për ta mbajtur më këmbë këtë Deklaratë dhe t’i mbështesim e t’i mbrojmë këto shtete. Me gjithë vështirësitë, shoh ngado rrezet e mrekullueshme të dritës së lavdisë. Unë mund të shoh se fundi do ia vlejë me çdo çmim. Kjo është dita jonë e çlirimit.
– John Adams

Detyra e një patrioti të vërtetë, është të mbrojë vendin e tij nga qeveria e vet.
– Thomas Paine

Ju u tregoni njerëzve se sa keni dëshirë të luftoni për ta, kur luftoni miqtë tuaj.
– Hillary Clinton

Amerika nuk ka qenë kurrë e bashkuar nga gjaku, lindja apo toka. Ne jemi të lidhur nga idealet që lëvizin themelet tona, na ngjisin lart përtej interesave tona dhe na mësojnë se çfarë do të thotë të jesh qytetar.
– George W. Bush

Gonxhja e fitores gjendet gjithmonë tek e vërteta.
– Benjamin Harrison

Ky vend, me institucionet e tij, u përket njerëzve që banojnë në to. Kurdo që ata do të shfaqen të lodhur nga qeveria në fuqi, ata mund t’i ushtrojnë të drejtat e tyre kushtetuese apo t’i amendojnë ato ose të ushtrojnë të drejtat e tyre revolucionare për ta rrëzuar atë.
– Abraham Lincoln

Në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale, liria nuk mund të dhurohet; ajo duhet të arrihet.
– Franklin D. Roosevelt


Përgatiti: Armand Plaka, Gazeta Shqip

Bashkëpunimet e frytshme Shqipëri-Izrael, Spiropali pret ambasadoren Peleg

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, pret ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Gaby Portnoy: Kupola mbrojtëse kibernetike e Shqipërisë e lidhur me kupolën në Izrael

Shqipëria dhe Izraeli nënshkruan të mërkurën e 1 shkurtit një memorandum bashkëpunimi mes palëve për sigurinë kibernetike në Tel Aviv.

Shqipëri

Infrastruktura kritike në sektorin bankar, Tafa viziton CERT-in e Izraelit

Drejtori i Përgjithshëm i AKCESK, Igli Tafa, takohet me përfaqësues të infrastrukturave kritike në sektorin bankar të Izraelit në Be’er…

Kosove

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Kosovës nderon Dr. Moshe Landsman

Dr. Moshe Landsman themeloi Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 2001.

OPED

Homazh për Hava Pinhas Cohen, poeten izraelite të dashuruar me Shqipërinë dhe Kosovën

Hava Pinhas Cohen (1955-2022) - Poetja e ndjerë, botuesja e njohur dhe lektorja e shkëlqyer arteve në Jerusalem

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Izraeli, fuqia e tetë më e madhe bërthamore në botë

Sipas raportit, kryesojnë Rusia dhe SHBA, të ndjekura nga Kina, Franca dhe Britania e Madhe.