Mentor Rexhepi: YOZMA- shembulli izraelit i fondeve private investive dhe Kosova

Izraeli njihet si vendi i risive teknologjike. Modeli Yozma nga Izraeli është marrë parasysh si model i suksesshëm nga shumë vende tjera të botës: Irlandë, Koreja e Jugut, etj. I njëjti model mund të konsiderohej edhe në Kosovë.


Nga Mentor Rexhepi

Izraeli njihet si vendi i risive teknologjike, vendi nga ku kanë origjinën shumë shpikje dhe inovacione teknologjike, dhe vendi ku shumë nga kompanitë e teknologjisë së lartë (high-tech) kanë zyret e tyre apo edhe qendrat e hulumtimeve. Izraeli me rreth 9 milionë banorë, quhet edhe “Startup Nation” për shkak të numrit të madh të startups (biznesve të reja) që themelohe cdo vit. Në vitin 2018, Izraeli zinte vendin e dytë në botë saj përket firmave të sigurisë kibernetike (më shume se Azia, Franca, Gjermania, dhe Suedia së bashku), ishte i treti në botë, pas SHBA dhe Kinës, saj përket kompanive të listuara në NASDAQ, ka numrin më të madh të startups (ndërrmarrjeve të reja) për kokë banori, etj. Mirëpo si ndodhi që Izraeli, një vend kryesisht bujqësorë, të bëhet njëri nga vendet me numrin më të madh të bizneseve fillestare (startups) si dhe një superfuqi ekonomike dhe teknologjike.

Gjithçka filloi në vitin 1993 kur qeveria fillon iniciativën për themelimin e programit Yozma, një fond investiv për ndërrmarrjet private, ku paratë publike do të shfrytëzoheshin për të tërhequr investimet private në themelimin e fondeve të reja izraelite, të cilat mandej do të investonin në ndërrmarjet izraelite, posaqërisht atyre të teknologjisë. Qeveria fillimisht investoi në Yozma 100 milionë dollarë për themelimin e 10 fondeve të reja izraelite në bashkëpunim me investitorët e huaj dhe partnerët lokal. Kështu, në fillim, përmes Yozma, qeveria do të mbulonte 40% të vlerës se fondit të ri nëse investitorët e huaj sigurojnë 60% të fondeve. Pas 5 viteve, nëse fondi dëshmohej i suksesshëm, atëherë qeveria do ju ofronte fondeve të krijuara blerjen e pjesës së qeverisë (40%) në fond me një cmim të volitshëm. Kjo bëri që shumë investitorë nga SHBA, Gjermania, etj, e sidomos diaspora izraelite nëpër botë, të investojnë në fondet e krijuara.

Ky model u tregua rezultat i menjëhershëm, dhe pas vetëm 3 viteve, 10 fondet e reja të krijuara me ndihmën e 100 milionëve të qeverisë arritën të grumbullonin 250 milion dollarë, të cilat u shfrytëzuan për investime në kompanitë e fushës së teknologjisë në Izrael. Përvec fondeve shtesë, investitorët privat sollën edhe ekpertizën e nevojshme për menaxhimin e fondeve investive në Izrael, poashtu edhe njohuri dhe përvojë në menaxhimin dhe mbështetjen e ndërrmarrjeve. Në më pak se një dekadë, shuma e kapitalit sipërmarrës privat në Izrael kishte eklipsuar investimet e sektorit publik, dhe tash, shumica e fondeve investive janë plotesisht në pronësi private . Ky model u dëshmua si shembull i rrallë i angazhimit të suksesshëm të parasë publike në themelimin dhe fuqizimin e sektorit të investimeve private (Venture Capital), që u tregua qenësor në transformimin e Izraelit në një superfuqi ekonomike, të bazuar në ndërmarrësi dhe hapjen e ndërrmarjeve të reja. Si rezultat, vetëm në vitin 2018, vlera e investimeve në ndërmarjet e reja në high-tech kapi vlerën 6.47 miliardë dollarë, një rritje prej 17% nga viti 2017, dhe dyfishim i vlerës nga viti 2013.

Rasti për Kosovën

Kosova duhet të ketë një model ekonomik të bazuar kryekëput në zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit privat- krijimin e kushteve për hapjen e ndërrmarrjeve të reja por edhe fuqizimin e ndërrmarrjeve ekzistuese. Sidoqoftë, mungesa e qasjes në financa si dhe mungesa e kapaciteteve për menaxhimin, fuqizimin, dhe rritjen e ndërrmarrjeve janë treguar si pengesa serioze në fuqizimin e sektorit privat në Kosovë. Kështu, si rezultat, kemi numër të vogël të ndërrmarrjeve të reja që po hapen cdo vit, poashtu edhe një numër të madh të ndërrmarrjeve ekzistuese të cilat po mbesin në nivele të bizneseve familjare, pa pasur mundësi që të jenë konkurruese në nivel regjional apo më gjerë.

Andaj, themelimi dhe fuqizimi i industrisë së fondeve private investive (venture capital) do të adresonte këto dy qështje- do të ofronte mundësi të reja për qasje në financa, si dhe ofronte kapacitete dhe mbështetje për hapjen, rritjen dhe zgjerimin e ndërrmarrjeve. Modeli Yozma nga Izraeli, i shpjeguar me lartë, është marrë parsysh si model i suksesshëm nga shumë vende tjera të botës: Irlandë, Koreja e Jugut, etj.

I njëjti model mund të konsiderohej edhe në Kosovë. Qeveria e Kosovës, në vend të shpërndarjes së granteve të shumta për sektorin privat nga shumë ministri, shumë prej tyre edhe jo kompetente dhe pa kapacitete të mjaftueshme që të mirren më këtë qështje, mund të themelonte një fond të vetëm i cili mandej do të kombinohej me fondet investive private me përvojë nga vendet e zhvilluara. Fondet e reja të përbashkëta, të krijuara si bashkëpunim i fondeve të qeverisë, fondeve investive private me përvojë, dhe partnerëve lokal nga Kosova, do të menaxhoheshin nga fondet private të cilët me këtë rast do të sillnin përvojën e tyre në menaxhimin e fondeve të tilla investive, do të sillnin poashtu edhe praktikat dhe modelet e investimeve në kompanitë e reja dhe ato ekzistuese (equity financing), si dhe me përvojat e tyre do të ndihmonin shumë edhe në themelimin e ndërrmarjeve të reja por edhe në zhvillimin dhe zgjerimin e atyre ekzistuese. Ky lloj bashkëpunimi do të ishte mundësi e mirë edhe për investimet nga diaspora jonë e shpërndarë kudo në botë. Ky do të ishte një model ku me ndihmën e fondeve privato-publike do të ndihmohej themelimi i industrisë së Venture Capital (VC) në Kosovë, e cila më vonë do të rritej dhe fuqizohej edhe pa intervenimin e qeverisë.

Autori:
Mentor Rexhepi, MBA, CMC
Punon në projektin USAID Empower Private Sector dhe poashtu këshillon bizneset në zhvillimin strategjik, qasje në financa dhe investime. Qëndrimet e shprehura në këtë artikull nuk paraqesin edhe qëndrimet e USAID.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.