Izraeli dhe Shqipëria, bashkë në luftën kundër terrorizimit

Ministri i Jashtëm (në detyrë) i Shqipërisë, Gent Cakaj, mban fjalim në Samitin Botëror të Anti-terrorizmit, që po zhvillohet në Herzliya, Izrael


Ministri i Jashtëm (në detyrë) i Shqipërisë, Gent Cakaj, mbajti një fjalim në Konferencën e 19-të Ndërkombëtare Anti-terrorizmit, që po zhvillohet në Herzliya, Izrael ( 9-12 shtator 2019).

Samiti botëror me temën “Terrorizmi 2020: Kupto të Tashmen, Përgatitu për të Ardhmen” (Terrorism 2020: Understand the Present, Prepare for the Future”) është i organizuar nga instituti i njohur izraelit, IDC Herzliya dhe marrin pjesë përfaqësues nga 65 shtete, dhe në total mbi 1400 pjesëmarrës, ekspertë nga fusha dhe disiplina të ndryshme.

IDC Herzilya është një institucion elitar në modelin e qendrave ndër-disiplinare të Universiteteve dhe kolegjeve amerikane, i cili ofron programe studimore në Master dhe se shpejti edhe në PhD. Në këtë institucion janë diplomuar gjashtë studentë shqiptarë ne fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, të Sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit etj.

Bashkëpunimi i Shqipërisë më IDC Herzliya ka qenë tepër i frytshëm, po të kemi parasysh edhe vizitën e Ministres se Mbrojtjes Olta Xhacka vitin e kaluar në Izrael dhe mbajtjen e një dëgjese nga ana e saj për rolin e Shqipërisë ne NATO.

Gjithashtu, ish-Ministri i Jashtëm z. Bushati ka marrë pjesë si i ftuar “Key Note Speaker”, në konferencën e vitit të kaluar Anti-Terror, të organizuar nga IDC, ku morën pjesë shumë figura të larta dhe personalitete qeveritare europiane dhe më gjerë.

Gjatë vizitës së tij zyrtare, Ministri Cakaj bëri një vizitë në Muzeun e Holokaustit, Yad Vashem dhe në Murin Përëndimor në Jeruzalemin e Vjetër.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.