Meta pret ambasadorin Gendler: Izraeli, një shembull i shkëlqyer për Shqipërinë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Shtetit të Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Shtetit të Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Meta e uroi Ambasadorin Gendler për marrjen e detyrës dhe i përcolli përshëndetjet dhe falenderimet për Presidentin Reuven Rivlin dhe autoritetet izraelite për emërimin në Tiranë të një diplomati me eksperiencë dhe kontribut të shquar në këtë fushë.

Kryetari i Shtetit e siguroi Ambasadorin për bashkëpunim të ngushtë me qëllim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore e historike ndërmjet Izraelit dhe Shqipërisë dhe dy popujve tanë.

Duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, si dhe trendin pozitiv të bashkëpunimit ekonomik, Presidenti Meta theksoi se ka ende potencial për t’i rritur më tej marrëdhëniet ekonomike-tregtare.

Izraeli mund të shërbejë si një shembull i shkëlqyer se si një komb i vogël, që përballet me shumë sfida, mund të zhvillojë vendin e tij, mbështetur në kapacitetin njerëzor e intelektual. Jam krenar, për kontributin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore”, – u shpreh Meta.

Me këtë rast, Kreu i Shtetit konfirmoi pjesëmarrjen në Konferencën Botërore për Holokaustin, që do të zhvillohet në Janar 2020 në Jerusalem, i ftuar nga Presidenti i Izraelit Reuven Rivlin.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.