Meta fjalim në IDC Lauder School: Roli i Shqipërisë në shpëtimin e hebrenjve

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, mbajti një fjalim në IDC Lauder School – në Herzliya të Izraelit, ku foli për marrëdhëniet e bashkekzistencës fetare në Shqipëri.


Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, mbajti një fjalim në IDC Lauder School – në Herzliya të Izraelit, ku foli për marrëdhëniet e bashkekzistencës fetare në Shqipëri dhe rolin e saj në strehimin e të gjithë hebrenjve gjatë Holokaustit, dhe si një vend ku antisemitizmi nuk ka rrënjë. “Kjo është një çështje e krenarisë kombëtare”, citohet Meta në një njoftim të ambasadës shqiptare në Izrael.

E pranishme ishte edhe drejtorja e American Jewish Committee Jerusalem, Avital Leibovich.

IDC Lauder School është shkolla e Qeverisë, Diplomacisë dhe në Qendrën Ndërdisiplinore (IDC) Herzliya përgatit studentë për udhëheqje në politikë dhe shoqëri.