Netanyahu: Irani, regjimi më anti-semitik në planet

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë shfrytëzuar ceremoninë përkujtimore për 75-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit, Aushvic në Poloni, për të sulmuar Iranin, teksa kryeministri izraelit, Benjamin Nentayahu e ka konsideruar këtë vend si “regjimin më anti-semitik në planet”.


Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë shfrytëzuar ceremoninë përkujtimore për 75-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit, Aushvic në Poloni, për të sulmuar Iranin, teksa kryeministri izraelit, Benjamin Nentayahu e ka konsideruar këtë vend si “regjimin më anti-semitik në planet”.

Ai ka thënë në Forumin Ekonomik të Holokaustit se “ne duhet të shohim një qëndrim të përbashkët kundër regjimit më anti-semitik në planet, një regjim që hapur synon të zhvillojë armë bërthamore për të asgjësuar shtetin hebre”.

Nën-presidenti amerikan, Mike Pence i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të “qëndrojë i fortë” kundër Izrealit, duke e cilësuar si shtetin e vetëm në botë ku mohimi i Holokaustit është “politikë shtetërore”, shkruan Rel.

Teherani, që mohon se është duke tentuar të zhvillojë armë bërthamore, ka kundërshtuar edhe pretendimet për anti-semitizëm. Ky vend thotë se ndonëse nuk e pranon shtetin hebre dhe përkrah palestinezët, nuk e ka asnjë problem me popullin hebre duke përfshirë minoritetin hebre në Iran.

Ngjarja e zhvilluar në Jerusalem vjen në kohën e rritjes së dhunës kundër hebrenjve në Evropë dhe gjithë botën.

Më shumë se 1 milion persona, shumica prej tyre hebrenj janë vrarë në kampin e dytë të Aushvicit, Birkenau, pas pushtimit të Polonisë nga Gjermanisë Naziste.

Përveç tyre, gjatë Holokaustit kanë vdekur rreth gjashtë milionë hebrenj.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.