Meta për ‘The Times of Israel’: Një nga mësuesit e mi më të mirë ka qenë hebre

Presidenti i vendit Ilir Meta i cili vizitoi Izraelin me rastin e Forumit të Pestë Botëror të Hololaustit (22-23 janar 2020), ka dhënë një intervistë për gazetën më të madhe në vend, “The Times of Israel”.


Presidenti i vendit Ilir Meta i cili vizitoi Izraelin me rastin e Forumit të Pestë Botëror të Hololaustit (22-23 janar 2020), ka dhënë një intervistë për gazetën më të madhe në vend, “The Times of Israel”, për gazetarin amerikano-izraelit, Larry Luxner, ku ndër të tjera ka theksuar se “Izraeli duhet të njohë sa më parë Shtetin e Kosovës”. Ai ka folur për partneritetin mes Shqipërisë dhe Izraelit veçanërisht në çështjet e sigurisë, kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm; Për mbrojtjen e mijëra hebrenjve që u strehuan në Shqipëri, etj.

Kjo është vizita e dytë e Presidentit Meta në Izrael; e para e tij ishte si Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, në vitin 2014. Këtë herë, ai jo vetëm që u takua me homologun e tij, Reuven Rivlin, por e ftoi në Shqipëri.

Nëse Rivlin do ta bëjë vizitën këtë vit, siç edhe pritet, ai do të bëjë histori si Presidenti i parë izraelit që viziton zyrtarisht Shqipërinë.

I ndjeri Shimon Peres udhëtoi për në Tiranë në 1994, tre vjet pasi të dy vendet vendosën marrëdhënie diplomatike, por si Kryeministër, jo si President. Në korrik 2018, zyrtarët në kryeqytetin shqiptar i kushtuan një memorial në kujtim të tij.

Presidenti Meta tha se duhet të bëhet një dallim i qartë midis politikave armiqësore anti-Izraelite të diktaturës tiranike të Enver Hoxhës dhe ndjenjave të njerëzve të zakonshëm ndaj hebrenjve.

“Megjithë retorikën e regjimit komunist kundër Izraelit gjatë asaj kohe, populli hebre në Shqipëri ishte shumë i respektuar dhe i integruar mirë në vendin tonë. Një nga mësuesit e mi më të mirë, Marlena Dojaka, ishte hebreje, dhe ne jemi akoma në kontakt. Hebrenjtë ishin ndër intelektualët më të mirë të Shqipërisë.”, – tha Presidenti Meta.

Kur komunistët u rrëzuan në fillim të viteve 1990, praktikisht të gjithë hebrenjtë emigruan në Izrael. Sot, ata dhe pasardhësit e tyre këtu numërojnë rreth 550 veta, tha drejtuesja e komunitetit Felicita Jakoel, e cila ishte midis një përfaqësuesve të bashkësisë izraelito-shqiptarepër t’u takuar me Presidentin Meta para intervistës time. Organizuesi i atij takimi ishte Bardhyl Canaj, ambasadori i Shqipërisë në Izrael.

“Nëse ne tolerojmë antisemitizmin, ai mund t’i rrezikojë të gjithë, jo vetëm hebrenjtë. Gjatë Holokaustit, gjashtë milionë hebrenj u vranë. Por, të gjithë që i ‘braktisën’ hebrenjtë, në fund e kuptuan se kushdo mund të jetë viktimë e politikave të tilla”.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.