Dita e Holokaustit, Haradinaj vendos lule tek Obelisku i Hebrenjve në Prishtinë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me kabinetin qeveritar, kanë bërë sot homazhe te pllaka përkujtimore për Hebrenjtë, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.


Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me kabinetin qeveritar, kanë bërë sot homazhe te pllaka përkujtimore për Hebrenjtë, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

“Në nderim të njerëzve që kanë humbur jetë, të hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore, në përkujtim të tragjedisë më të madhe të njerëzimit, në emër të Qeverisë, të popullit të Kosovës, vendosa lule dhe bëmë nderim te memoriali kushtuar Sinagogës së fundit që ka ekzistuar këtu në Kosovë”, u shpreh kryeministri në detyrë Haradinaj, duke shtuar se kjo po bëhet në respekt edhe të trashëgimisë e kulturës, por edhe tragjedisë njerëzore që ka ndodhur, njofton zyra për informim e kryeministreit.

Ndër tjerash, kryeministri në detyrë, Haradinaj, theksoi se duke i nderuar gjithë ata njerëz të pafajshëm, duke përkujtuar gjithë atë tragjedi, ne sigurohemi që tragjeditë e tilla të mos përsëriten.

“Për fat të keq edhe populli i Kosovës e ka përjetuar një tragjedi të madhe, të përmasave të jashtëzakonshme dhe ne bashkëndjejmë me të gjithë ata që tragjeditë kanë kaluar nëpër jetërat e tyre”, përfundoi kryeministri në detyrë Haradinaj.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.