Shqipëria risjell dëshmi autentike si shembull në luftën e antisemitizmit

Me materiale arkivore, fotografi e dëshmi autentike, Shqipëria ka vendosur që rrëfimin e saj për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore ta bëjë shembull për vendet e OSBE-së.


Nga Salih Mehmeti/Koha.net

Me materiale arkivore, fotografi e dëshmi autentike, Shqipëria ka vendosur që rrëfimin e saj për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore ta bëjë shembull për vendet e OSBE-së.

Në kuadër të kryesimit shqiptar të OSBE-së, të martën në Tiranë ka filluar konferenca e nivelit të lartë, “Mbi Luftën kundër Antisemitizmit në rajonin e OSBE-së” me delegacione zyrtare nga vendet pjesëmarrëse të OSBE-së, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile, etj. Teksa janë ngritur alarmet për rritjen e antisemitizmit gjithandej në Evropë, Shqipëria, që kryeson organizatën me 57 vende anëtare, ka vendosur ka risjellë faktet historike për shpëtimin e mijëra hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

E hapur në margjinat e kësaj konference, ekspozita “Shqipëria dhe shpëtimi i hebrenjve nga persekutimi dhe Holokausti” në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) – hapja e së cilës është transmetuar direkt në rrjete sociale – ka vënë në spikamë fotografi të marra nga Muzeu Përkujtimor i Holokaustit në Shtetet e Bashkuara dhe Fondacioni “Norman Gershman”. Në këtë ekspozitë, që do të qëndrojë e hapur dy javë, janë plasuar edhe dokumente nga Arkivi Historik i Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme, si dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Përmes një video-mesazhi drejtuar ambasadorëve dhe delegacioneve të vendeve të OSBE-së, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se Shqipëria bëhet bashkë me pjesën tjetër të botës për të shënuar Ditën e Përkujtimit të Holokaustit. Sipas tij, shteti shqiptar si vend me “histori krenare të shpëtimit të hebrenjve” po i bashkohet nismës “Kurrë më”.

Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka thënë se konferenca e Tiranës synon të ripërtërijë vigjilencën e luftës kundër të gjitha formave të antisemitizmit dhe prirjeve për relativizimin e Holokaustit.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka thënë se edhe pas 75 vjetësh nga çlirimi i Auschwitzit, antisemitizmi vazhdon të mbetet i pranishëm kudo. Ai ka theksuar se qëllimi i konferencës është shprehja e shqetësimit për faktin se “shumë hebrenj nuk ndihen më të sigurt në vendet tona”.

Ndërsa ka paralajmëruar organizimin e programeve të arsimimit dhe edukimit për Holokaustin, ministri 29-vjeçar shqiptar ka përmendur historinë e Shqipërisë në luftën kundër antisemitizmit./Koha.Net/

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.