Ambasadori Canaj takim me Israir Group: Priten 30% më shumë turistë izraelitë në 2020

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, u takua me Gil Stav, përfaqësusin e shoqërisë ajrore izraelite, Israir Group, në ambientet e Panairit Ndërkombëtar Mesdhetar të Turizmit, që po zhvillohet në Tel Aviv, nga 11-12 shkurt.

Sipas ambasadës, pritet një rritje prej 30% më shumë të turistëve izraelitë, për vitin 2020.

“Takim konstruktiv i Ambasadorit Canaj me V.P. Marketing në IsrAirGroup, Gil Stav, në lidhje me sezonin e ardhshëm të hapjes së fluturimeve direkt çarter Tel-Aviv-Tiranë, duke filluar nga muaji prill, me një vlerësim rritje të turistëve me 30% për vitin 2020! Mezi presim të sjellim më shumë izralitë se kurrë në Shqipëri”, shkruan ambasada në një njoftim të saj në rrjetet sociale.