“The Jerusalem Post”: Kosova shpall Hezbollah si organizatë terroriste

Gazeta izraelite: Republika e Kosovës ka shpallur zyrtarisht organizatë terroriste si krahun ushtarak edhe krahun politik, deklaroi Meliza Haradinaj, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të martën në Twitter.


Nga ZACHARY KEYSER, The Jerusalem Post

Republika e Kosovës ka shpallur zyrtarisht organizatë terroriste si krahun ushtarak edhe krahun politik, deklaroi Meliza Haradinaj, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të martën në Twitter.
Një vit më parë, Kosova shpalli anën ushtarake të Hezbollah si grup terrorist, por në vijim të propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, qeveria vendosi të njohë si entitet terrorist edhe krahun politik.

Pas propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, qeveria e Kosovës vendosi të deklarojë si krahun politik edhe atë ushtarak të #Hezbollah si organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosovës,” deklaroi Haradinaj të martën. “Ky vendim kontribuon në mbrojtjen dhe avancimin e sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale.

Kongresi Hebre Amerikan (American Jewish Congress) e përshëndeti këtë veprim.

Aktivitetet e Hezbollah janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë dhe vendimi i Kosovës është një hap i rëndësishëm në luftën globale kundra terrorizmit,” thuhej në deklaratën e Kongresit Hebre Amerikan. “Diferencimi artificial ndërmjet krahut politik dhe ushtarak ka krijuar mundësi për Hezbollah, një organizatë e varur nga Irani, për të vazhduar aktivitetet e saj malinje në shumë vende përreth botës.

Ne ftojmë shtete të tjera të ndjekin shembullin e Kosovës në përcaktimin si entitet terrorist të të gjithë Hezbollahut dhe të ndalojnë të gjitha aktivitetet e saj,” përfundon deklarata.

Kosova i bashkohet listës së vendeve dhe organizatave si Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Liga Arabe dhe Bashkimi Europian, të cilat e kanë shpallur Hezbollah si organizatë terroriste.

The Jerusalem Post

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.