Ambasadori Gendler: Së shpejti Izraeli hap ambasadën në Prishtinë

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, ka folur në një intervistë të posaçme për Vizion Plus, për njohjen e Kosovës nga Izraeli.


Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, ka folur në një intervistë të posaçme për Vizion Plus, për herë të parë pas marrëveshjes së firmosur në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, ku Izraeli ishte një nga temat në marrëveshje.

“Çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është shumë pozitive, pasi mund të zgjidh probleme që ekzistojnë në Ballkan prej shumë vitesh. Ne e vlerësojmë dhe e mbështesim atë. Fakti që Izraeli është pjesë e saj është gjithashtu shumë e rëndësishme për ne, sepse të dy vendet, Kosova dhe Serbia, premtuan, ndoshta dhe firmosën që Ambasada e tyre do të vendoset në Jerusalem. Në rastin e Serbisë nga Tel Avivi në Jerusalem dhe në rastin e Kosovës do ta hap ambasadën e saj në Jerusalem dhe për ne është një zhvillim shumë i rëndësishëm”, tha ambasadori izraelit.


Por kur pritet të ndodh njohja mes Izraelit dhe Kosovës?

Ambasadori Noah Gal Gendler edhe pse i rezervuar për kërcënimet e ardhura nga Beogradi se nuk do zhvendosë ambasadën ne Jerusalem nëse njohin Kosovën, i kujton firmën e hedhur mbi marrëveshje, raporton Vizion Plus.

Nuk e di nëse e kanë thënë apo jo këtë gjë, por nuk e kuptoj logjikën pas kësaj, sepse kjo është marrëveshja. Nëse dëshiron ta përmbushësh atë, duhet ta bësh“, tha ai.

Duke u ndalur tek paralajmërimet e ardhura nga Bashkimi Europian ndaj Serbisë dhe Kosovës, Ambasadori i Izraelit, dha një mesazh të qartë për të gjitha shtetet.

Kosova dhe Serbia por dhe çdo vend tjetër, duhet të bëjë atë çfarë është më e mirë për kombin e tyre. Nëse ata besojnë që kjo marrëveshje, për njohjen, lëvizjen e ambasadës ne Jerusalem është e mirë për ta, ashtu duhet të bëjnë. Në të kundërt nuk kishin pse e nënshkruanin marrëveshjen“, thote për Vizion Plus, Ambasador i Izraelit në Shqipëri.

Por kush përfiton më shumë nga njohja reciproke mes Kosovës dhe Izraelit?

“Nga përvoja ime diplomatike e di që nuk ka vetëm një fitues, duhet të jetë “win-win” pra të përfitojnë të dyja palët. Padyshim çdo vend fiton në mënyrë t ë ndryshime, por të gjithë duhet të fitojnë. Ne mund ta ndihmojmë shumë Kosovën, por besoj gjithashtu që Kosova mund të na mësojë edhe ne shumë gjëra”.

Diplomati i izarelit në Tiranë, gjate intervistes per gazetarin e Vizion Plus Thimi Samarxhi, u ndal dhe tek politika e ndjekur nga Presidenti Donald Trump dhe përfshirja e tij personale ne disa çështje të nxehta.

Personalisht por edhe shteti im e shohim si një sjellje shumë pozitive, sepse ka bërë gjëra të cilat njerëzit prej vitesh kishin premtuar ti bënin dhe nuk i bën. Njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, njohja e Lartësive Golan si pjesë e shtetit të Izraelit dhe tani kjo marrëveshje. Shihet që është një mënyrë e re e të menduarit dhe na pëlqen shumë kjo gjë. Ne jemi të sigurt që do na ndihmoj ne të zgjidhim shumë probleme mes nesh dhe arabëve në Lindjen e Mesme madje edhe në Ballkan”, shtoi me te tjerash per Vizion Plus, Noah Gal Gendler , Ambasador i Izraelit në Shqipëri

E në fund, ai siguroi se brenda një kohe të shkurtër Izraeli do të hap ambasadën në Prishtinë, por padyshim që nduk do të ndodh menjëherë pas njohjes, për shkak të procedurave të Ministrisë së Jashtme. Dhe i pyetur se nëse Ambasada e Tiranës mund të mbuloj dhe Kosovën deri në atë kohë, ai nuk e përjashton një opsion të tillë, madje e cilëson mesë të logjikshme.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.