Balla takon Gendler: Bashkëpunim dhe investime izraelite në turizëm

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla takim me ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler, një takim ky i fokusuar në marrëdhëniet në rritje mes dy vendeve tona, por edhe tek paqja dhe stabiliteti në rajon e Lindjen e Mesme.


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është takuar sot me ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler, një takim ky i fokusuar në marrëdhëniet në rritje mes dy vendeve tona, por edhe tek paqja dhe stabiliteti në rajon e Lindjen e Mesme.

Balla tha po ashtu, se bashkëpunim të mirë ka mes Parlamenteve të dy vendeve, por edhe ministrive të Jashtme, çka pritet të sjellë rritje të bashkëpunimit dhe investime në sektorin ekonomik por edhe në arsim.

Dua t’ju njoftoj për një koordinim të mirë mes ministrive tona të Jashtme në dobi të paqes dhe stabilitetit qoftë në rajonin tonë ashtu edhe në Lindjen e Mesme. Dua të theksoj bashkëpunimin në rritje dhe shumë të mirë të marrëdhënieve mes parlamenteve tona dhe rritjen e investimeve izraelite në sektorin ekonomik si edhe në sektorin universitar. Gjej rastin ta falënderoj kryeministrin Netanjahu për njohjen e shtetit të Kosovës”.

Balla tha po ashtu se pritet organizimi i një konference të rëndësishme mbi antisemitizmin.

Kuvendi ka ndërmarrë një iniciative për të organizuar në kushtet e Covid (on line) një konferencë ndërkombëtare të nivielit të lartë, siç është Antisemitizmi. Do ketë përfaqësues të BE dhe DASH, po ashtu edhe përfaqësues nga Izraeli”,- tha ai.

Ndërsa ambasadori i Izraelit, Noah Gal Gendler e vuri theksin tek thithja e investitorëve izraelitë në Shqipëri, të cilët shohin me shumë pozitivitet investimimet dhe bashkëpunimet në fushën e turizmit

“Është kënaqësi që jam këtu, për t’u takuar me z.Balla dhe znj. Blerina. Ne folëm për shumë cështje, kryesisht pasi Covid-i të përfundojë. Edhe pse Covidi na ka prekur të gjithëve, na ka kapur të gjithëve në befasi, ne duhet të përgatitemi pasi ai të ketë përfunduar. Sigurisht folëm për bashkëpunimin mes parlamenteve, por jo vetëm. Folëm edhe për turizëm, duam ta mbulojmë turizmin. 2019 ishte shumë i mirë për ne, 2020 u vizitua nga izraelitët. Duam të sjellim persona të rëndësishëm të vizitojnë këtë vend. Duam të sjellim edhe investitorë në shërbime dhe në turizëm dhe në bujqësi. Kjo vjen si pasojë e një qëndrimi unik që ka populli shqiptar ndaj Izraelit që ne sigurisht e vlerësojmë shumë.” u shpreh Gendler.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.