Izraeli falënderon Kosovën për vendimin kundër Antisemitizmit

Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit përgëzon Kosovën për vendimin e qeverisë së saj për luftimin e Antisemitizmit.


Dje Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur, ka marrë vendim që të bëhet pjesë e vendeve kundër Antisemitizmit.

Për këtë, Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit ka lëshuar komunikatë shtypi.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Izraelit, Lior Haiat, ka falëndëruar Kosovën, qeveria e së cilës mori vendim që të radhitet krah shteteve që e luftojnë antisemitizmin.

“Izraeli përgëzon ministren e jashtme Meliza Haradinajn, që mori hapa të rëndësishëm për vendimin që Kosova të radhitet krah shteteve që luftojnë antisemitizmin”, shkruan Haiat.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, ka shkruar dje se “Urrejtja ndaj hebrenjve ka shkaktuar edhe Holokaustin, që sot është ndër memoriet më të trishta dhe të turpshme të botës”.

“Kosova duke qenë vetë viktimë e ideve monstruoze të spastrimit etnik dhe zhbërjes së identitetit të saj, e kupton mirë peshën e diskriminimit. Për më shumë, miratimi i sotëm i vendimit të Qeverisë afirmon angazhimin për të promovuar dhe forcuar kujtesën ndaj Holokaustit, dhe për të luftuar Antisemitizmin në të gjitha format e saj, dhe është në harmoni me të gjitha shtetet demokratike që nuk njohin gjuhë të urrejtjes Anti-semitike”, thuhej në postimin e saj pas mbledhjes së Qeverisë.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.