Ambasadori i Izraelit në Serbi, Yahel Vilan: Teknikisht Kosovën nuk e kemi njohur ende

Ambasadori i sapoemëruar i Izraelit në Beograd, Jahel Vilan, ka deklaruar se, teknikisht, Izraeli nuk e ka njohur Kosovën.


Ambasadori i sapoemëruar i Izraelit në Beograd, Jahel Vilan, ka deklaruar se, teknikisht, Izraeli nuk e ka njohur Kosovën.

Megjithatë, ai ka theksuar se njohja është pjesë e marrëveshjes së arritur së fundmi në Uashington dhe se ai beson se “kjo nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e forta mes Serbisë dhe Izraelit”.

“Sa i përket Kosovës, ne kemi një deklaratë nga kryeministri izraelit për njohje reciproke. Deri më tani nuk kemi ndërmarrë hapa shtesë në terren, por kjo është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Uashington, ” tha Jahel Vilan për Tanjug në deklaratën e tij të parë për media.

Sidoqoftë, diplomati izraelit u shpreh se është i bindur se “njohja e ndërsjellë e Izraelit dhe Kosovës nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e forta të vendit të tij me Serbinë”, të cilat, thekson ai, Izraeli planifikon t’i forcojë edhe më shumë.

Po ashtu, Villan theksoi se takimi i sotëm me presidentin e Serbisë kishte në fokus marrëdhëniet mes dy vendeve.

Më tej, diplomati vuri në dukje se marrëdhëniet mes Izraelit dhe Serbisë, nën lidershipin e Vuçiç, janë përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.