Vjosa Osmani takim me Kosova Jewish Organization: Mësoni nga Izraeli dhe hebrenjtë!

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim një përfaqësi nga Kosova Jewish Organization (KJO)


Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim një përfaqësi nga Kosova Jewish Organization (KJO), të kryesuar nga koordinatorja Artina Hamitaga. Pjesëmarrëse ishte edhe Blerta Ismajli, e cila i ka kryer studimet në Izrael

Sipas KJO, takimi pati karakter informues lidhur projektin e organizatës dhe projektet e saj në Kosovë, veçanërisht në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Izraelit si dhe edukimin e të rinjve në luftën kundër Antisemitizmit.

Kryeparlamentarja Osmani u shpreh e gatshme të mbështesë Kosova Jewish Organization.

Ajo inkurajoi përfaqësuesit e KJO, që si model të kënë Izraelin dhe hebrenjtë në shumë sfera, sidomos në atë të përkujtimit dhe ruajtjes së historisë si dhe trajtimit të diasporës.

Pak ditë më parë, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar gjatë fjalimit të saj me rastin e festimit të Vitit Hebraik 5781 në Prishtinë se, nuk ka dy popuj të tjerë në botë si populli i Kosovës dhe ai hebre që kuptojnë më mirë vuajtjet e njëri-tjetrit.

“Historia e dëshmon që për një kohë të gjatë, por në veçanti shtatë dekada më parë, kur populli i Kosovës dhe gjithë shqiptarët i qëndruan pranë popullit hebraik, për t’i shpëtuar ata nga shfarosja. Para 20 vitesh gjatë luftës në Kosovë, kur populli i Kosovës po rrezikohej pikërisht nga shfarosja, atëherë ishte populli i Izraelit dhe popujt demokratikë anembanë botës që i hapen dyert e tyre për refugjatë nga Republika e Kosovës”.

“Njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë. Kjo edhe njëherë dëshmoi se që nga shpallja e pavarësisë sonë, Shtetet e Bashkuara kanë rol ekzistencial në përkrahjen dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës”, shkruan kryeparlamentarja e Kosovës në një postim të saj në rrjetet sociale.

Po, ashtu Kryeministri Benjamin Netanyahu ndau në Twitter një video në të cilën Vjosa Osmani, falënderoi Izraelin për njohjen e Republikës së Kosovës dhe shprehu shpresën se lidhja e re midis dy kombeve do të forcohet përmes bashkëpunimit parlamentar.

Kosova Jewish Organization sot mbajti takim me Kryeparlamentarën Znj. Vjosa Osmani dhe disa nga antarët e Kabinetit të…

Posted by Kosova Jewish Organization on Wednesday, September 23, 2020

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.