Ministri i Jashtëm, Gabi Ashkenazi: Izraeli mirëpret miratimin nga Parlamenti Shqiptar të përkufizimit të antisemitizmit

Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit mirëpriti miratimin nga Parlamenti Shqiptar të përkufizimit të antisemitizmit nga IHRA.

Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit mirëpriti miratimin nga Parlamenti Shqiptar të përkufizimit të antisemitizmit nga IHRA.

“MPJ mirëpret miratimin nga Parlamenti Shqiptar të përkufizimit të antisemitizmit nga IHRA. Përkufizimi i IHRA është një mjet thelbësor në luftën kundër fenomenit të antisemitizmit”, thuhet në faqen zyrtare te diplomacisë izraelite.

(Komunikata nga Zëdhënësi i MPJ)

Ministri i Punëve të Jashtme mirëpret miratimin nga Parlamenti Shqiptar të përkufizimit të antisemitizmit nga IHRA. Përkufizimi i IHRA është një mjet thelbësor në luftën kundër fenomenit të antisemitizmit.

Ministri i Punëve të Jashtme, Gabi Ashkenazi: “Unë mirëpres nismën për krijimin e një forumi kundër antisemitizmit në kryesinë e Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga vendet e Ballkanit. Bashkëpunimi dhe bashkimi i duarve midis vendeve dhe kombeve është çelësi për të përballuar këtë fenomen të keq.”