Ambasadori Dashnor Dervishi: Kur Izraeli ngriti spitalin më të madh ushtarak në ndihmë të kosovarëve

Në dhjetor të vitit 1998, Dashnor Dervishi u emërua ambasador Fuqiplotë i Shqipërisë në Izrael, post të cilin e mbajti deri në vitin 2003. Ai u emërua në vitin 1998 ambasador në Izrael, gjatë kohës që në Kosovë kishte plasur konflikti ndëretnik. Qeveria e Izraelit mori vendimin për të ngritur në territorin e Maqedonisë, në kufi me Kosovën, një nga spitalet më të mëdhenj ushtarakë të saj, ndërkohë që iu përgjigj kërkesës, për të sistemuar në Izrael mbi 200 kosovarë, për një periudhë 6-mujore. Mbas dy muajsh të ngritjes së spitalit, më 22 prill, spitali u kthye në Tel Aviv, ku u prit me një ceremoni solemne në aeroport.


Një nga diplomatët më të njohur të shërbimit tonë të Shqipërisë, Dashnor Dervishi, në librin e tij me kujtime sjell për publikun situatën politike kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike me Izraelin.

Gjatë kohës kur shërbente si ambasador i Shqipërisë në Romë, Dervishi bashkë me homologun e tij izraelit në Romë, Mordechai Drory, nxiti Tiranën zyrtare dhe Jerusalemin, në rivendosjen e marrëdhënieve mes dy vendeve në vitin 1991.

Ambasador Dervishi tregon se në arkivat e MPJ-së së vendit tonë rezulton, se kërkesën për rivendosjen e marrëdhënieve e ka bërë Izraeli, ndërsa në arkivat e MPJ-së në Jeruzalem, del se kërkesa është bërë nga Shqipëria.

Në dhjetor të vitit 1998, Dashnor Dervishi u emërua ambasador Fuqiplotë i Shqipërisë në Izrael, post të cilin e mbajti deri në vitin 2003. Ai u emërua në vitin 1998 ambasador në Izrael, gjatë kohës që në Kosovë kishte plasur konflikti ndëretnik.

Edhe pse kishin marrëdhënie shumë të mira me Serbinë, populli izraelit por dhe politika zyrtare dënoi gjenocidin e Milosheviçit në Kosove, ndërsa nuk munguan as ndihmat e para humanitare dhe ngritja e spitalit më të madh ushtarak në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë.

PJESË NGA LIBRI

Viti 1999 ishte i mbushur me ngjarje të rëndësishme për të dy vendet tona; ngjarjet në Kosovë dhe bombardimet e NATOs mbi Serbinë, zhvillimi i fushatës elektorale në Izrael dhe kalimi i pushtetit nga Partia Likud, e Benjamin Netanyahut, në atë të Laburistëve, të Ehud Barak; fushata intensive që Qeveria e Barakut ndërmori në kuadrin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme dhe të reformave të thella për modernizimin e jetës së brendshme të shoqërisë izraelite.

Ngjarjet në Kosovë ishin problemi kryesor i ditës, me të cilin ambasada jonë u përball, paralelisht me hapjen e saj. Nëpërmjet këtij procesi, çështja shqiptare doli në qendër të opinionit publik në Izrael, ndërsa ne si ambasadë, na u dha mundësia e rritjes së kontakteve në mënyrë të përshpejtuar, gjë që në kushte normale do të kërkonte shumë më tepër kohë.

Të ndjeshëm ndaj spastrimeve etnike dhe gjenocidit, opinioni izraelit ishte në pararojë të solidaritetit dhe të mbështetjes për popullin shqiptar në Kosovë, duke dënuar me ashpërsi dhunën e ushtruar nga regjimi serb i Milosheviçit. Me gjithë lidhjet e vjetra tradicionale midis Izraelit dhe Serbisë, ky opinion u ngrit i tëri në këmbë, pa dallim moshe apo prejardhje, pa dallim fetar apo bindje politike.

Pa filluar ende konflikti i hapur në Kosovë, Knesset-i i atëhershëm izraelit (Parlamenti), në një seancë plenare, nën ndikimin e Kryerabinit, Israel Meir Lau, dënoi Qeverinë jugosllave për gjenocidin e ushtruar, duke shprehur edhe një protestë zyrtare ndaj ambasadorit të Jugosllavisë. Më 28 shkurt, një nga takimet e mia të para me autoritetet e larta e me ndikim në jetën shoqërore e politike të vendit, do të ishte pikërisht me Kryerabinin e Izraelit, Israel Meir Lau, me të cilin ruajta deri në fund marrëdhënie mjaft të mira. Me fillimin e konfliktit, ishte avioni ushtarak me ndihma humanitare nga Izraeli, ndër të parët që mbërriti në Tiranë.

Avioni u nis më datën 6 prill, në orët e para të mëngjesit, nga Tel Avivi, dhe u kthye në orët e vona të darkës. Në orën 5:30 të mëngjesit, përpara nisjes së avionit, u bë një ceremoni e vogël, ku mori pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ariel Sharon, që përcolli edhe përshëndetjet e rastit. Ndërkohë, pranë Ministrisë së Jashtme, ishte ngritur një Komision i Përkohshëm i Emergjencës për krizën në Kosovë.

Gjatë një bisede me Chaim Chesler, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Hebraike, ai u shpreh se ishte hera e parë që opinioni publik në Izrael pati një sensibilizim gjithëpërfshirës, qysh mbas Luftës së “6 ditëve” të vitit 1967. Më 9 prill, në manifestimin popullor, të organizuar në sheshin kryesor “Ben Gurion” të Tel Avivit, u mblodhën mbi 40 mijë vetë. Më 16 prill, në Nazareth, zonë me popullsi kryesisht palestineze, u mblodhën mbi 30 mijë vetë.

Një manifestim i ngjashëm u bë edhe në qytetin më jugor të Izraelit, në bregun e Detit të Kuq, Eilat. Në këto manifestime, jo vetëm që u shpreh solidariteti me popullin shqiptar të Kosovës, por u mblodhën edhe mjaft ndihma, që u dërguan në Shqipëri e Kosovë, në formën e vlerave materiale, monetare dhe të vullnetarëve.

Gjatë muajve prill dhe maj, u nisën 4 avionë specialë me ndihmat e mbledhura nga kjo fushatë sensibilizuese. Qeveria e Izraelit mori vendimin për të ngritur në territorin e Maqedonisë, në kufi me Kosovën, një nga spitalet më të mëdhenj ushtarakë të saj, ndërkohë që iu përgjigj kërkesës, për të sistemuar në Izrael mbi 200 kosovarë, për një periudhë 6-mujore. Mbas dy muajsh të ngritjes së spitalit, më 22 prill, spitali u kthye në Tel Aviv, ku u prit me një ceremoni solemne në aeroport.

Për të nderuar shërbimin e këtij spitali dhe në ndihmë të fëmijëve të Kosovës, më 6 maj, nën kujdesin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe të ambasadës sonë, u organizua në një nga sallat kryesore të kryeqytetit një koncert, ku u transmetua me video edhe përshëndetja dhe falënderimi i Presidentit shqiptar, Rexhep Meidani.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.