Poezia brilante e Visar Zhitit: Varret e hebrenjve në Prishtinë

Poeti i mirënjohur shqiptar, Visar Zhiti, i ka kushtuar edhe një poezi me emocione të forta, varreve të hebrenjve në Prishtinë. Ajo është pjesë e librit me poezi “Si është Kosova”, i botuar në Tiranë dhe në Prishtinë.


Poeti i mirënjohur shqiptar, Visar Zhiti, i ka kushtuar edhe një poezi me emocione të forta, varreve të hebrenjve në Prishtinë. Ajo është pjesë e librit me poezi “Si është Kosova”, i botuar në Tiranë dhe në Prishtinë.

Libri poetike ka marrë dy çmime në Kosovë, me emrat e poeteve “Ali Podrimja” në Gjakove dhe “Azem Shkreli” në Pejë.

Poeti Visar Zhiti ka shkruar edhe një poemë për hebrenjtë, në një libër të tijin të botuar në italisht. Ai është përkthyes, deputet, diplomat dhe ministër i shtetit shqiptar.

 

VISAR ZHITI

 

VARRET E HEBRENJVE NË PRISHTINË

 

 

Në varrezën e hebrenjve

nuk ka bar të blertë sot,

por flakët e luftës…

Mbishkrimet aramaike mbi rrasat e gurta

dridhen – mornica në lëkurën e ditës.

 

 

Digjen shtëpitë e Prishtinës përreth,

bien trarët e nxirë mbi kokat e njerëzve

si mallkimet,

thyhen tjegullat,

bashkë me xhamat copërlohet dhe frika.

Digjet dhe e kaluara

si fotot bardhë e zi

të një albumi të trashëguar, të hedhur në oborr.

 

 

Tanket duan të futen në varrezën e hebrenjve,

ta shembin…

Zinxhirët mbi Yllin e Davidit…

por shqiptarët u dalin përpara. Me luftë.

Edhe të vdekur mikun ta mbrojmë…

besën ia japim tjetrit,

                                  por është jona besa…

Mbi trupat tanë le të shkelin më parë!

 

Shqiptarët e mi dhe në luftën e botës

 

mbrojtën jetët e heberenjve,

kur dhe të tyret ishin në rrezik,

tani po mbrojnë varret e hebrenjve –

dhe vetë mund të mos kenë varre,

 

është lufta e tyre… Ylli, ah, Ylli i Davidit,

që i ka mbledhur cepat,

si yni është, si i mëparshmi, i hershmi,

Illyricum Sacrum e quanin,

bashkojnë ujërat e jetës me zjarret prometeane.

Vazhdon lufta.

 

 

Qielli rëndon si mermeri i varreve…

Mbrojeni Qiellin tonë ashtu si ne,

ju, perënditë e reja!…

Besojmë ende tek njeriu. Kthehet ai

dhe nga viset e vdekjes, Shpirt,

që vendos drejtësinë hyjnore…

 

 

 

P.S.:

…në Romë isha, në Ambasadën tonë punoja…

dhe ia treguam ambasadorit të Izraelit

ngjarjen me varrezat e hebrenjve në Prishtinë.

U prek ai, falënderoi dhe…

                                na dërgoi ca shishe me verë. Dhe

 

ne i përplasëm gotat me njëri-tjetrin

                                       duke uruar fitoren e Kosovës.

Paqe popujve! Të vdekurit dalin nga varret,

 

duan të shprehin mirënjohjen,

                                   shpesh më shumë se të gjallët.



Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.