I besuari i Erdogan bën thirrje për “rinormalizim” të lidhjeve me Izraelin

Ndërsa Turqia e gjen veten gjithnjë e më të mbyllur nga bashkëpunimi midis shteteve mesdhetare, Ankaraja vazhdon t’i dërgojë sinjale miqësore Jerusalemit.


Nga Dean Shmuel Elmas

Një bashkëpunëtor i afërt i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Admirali Cihat Yayci, tha në një intervistë të mërkurën për gazetën hebraike turke Şalom se “është në interesin e Turqisë dhe Izraelit të ri-normalizojnë marrëdhëniet”.

Yayci i bëri thirrje Izraelit të marrë propozimin e një kufiri të përbashkët detar, raportuar së pari nga “Israel Hayom”, më 5 mars. Një version më i hollësishëm i planit u botua në revistën mujore “Turkeyscope” botuar nga Moshe Dayan Center në Universitetin e Tel Aviv.

Yayci dha intervistën pasi Turqia pësoi një goditje tjetër diplomatike kur Egjipti dhe Greqia ranë dakord këtë javë të mos bien dakord rreth zonave të propozuara për shpimin e gazit dhe naftës në Detin Mesdhe.

Kjo ndodhi pesë ditë pasi Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu tha se Turqia mund të arrijë një marrëveshje me Egjiptin për një kufi detar.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias tha se mosmarrëveshja rreth një prej tre zonave të shpimit të Egjiptit ishte “teknike” dhe ishte zgjidhur. Sipas raporteve, ekipe nga Egjipti u takuan dhe ri-vizatuan kufijtë detarë për zonën problematike, një marrëveshje që prek drejtpërdrejt Turqinë, pasi Turqit pretendojnë pronësinë e zonës së përcaktuar nga Greqia dhe Egjipti. / Israel Hayom/

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.