Presidenti Rivilin zgjedh Netanyahun të formojë qeverinë e re të Izraelit

Presidenti izraelit Reuven Rivlin njoftoi të martën se i ka dhënë mandatin Kryeministrit Benjamin Netanyahu për formimin e një qeverie të re.


Presidenti izraelit Reuven Rivlin njoftoi të martën se i ka dhënë mandatin Kryeministrit Benjamin Netanyahu për formimin e një qeverie të re.

Në zgjedhjet e 23 marsit, procesi i katërt zgjedhor në vend brenda dy viteve, asnjë parti nuk arriti të sigurojë shumicën ose mbështetje të mjaftueshme për të formuar një koalicion qeverisës.

Zoti Netanyahu do të ketë 28 ditë afat për formimin e një koalicioni dhe gëzon mundësinë ta zgjasë edhe me dy javë procesin nëse do të jetë e nevojshme.

Nëse deri atëherë qeveria nuk formohet, Presidenti Rivlin mund të ngarkojë një kandidat tjetër në përpjekjen për të formuar një koalicion qeverisës.

Në konsultimet e hershme të zotit Rivlin me partitë që fituan vende në parlamentin e vendit (Knesset) të përbërë nga 120 anëtarë, zoti Netanyahu mori mbështetjen e 52 ligjvënësve, ndërsa ish-ministri i Financave Yair Lapid të 45 prej tyre dhe ish-Ministri i Mbrojtjes Naftali Bennet, të vetëm 7 ligjvënësve.

Aktualisht ndaj zotit Netanyahu po zhvillohet një proces gjyqësor i akuzuar për ryshfet dhe mashtrim. Ai ka deklaruar pafajësinë lidhur me akuzat.

Të martën zoti Rivlin tha se ai e di që shumë besojnë se një kandidat që përballet me akuza penale nuk duhet të konsiderohet për postin e kryeministrit, por sipas tij ligji thotë se “një kryeministër mund të vazhdojë detyrën edhe kur përballet me akuza”. Presidenti Rivlin tha se ai besonte në vendimin e tij dhe se procedimi penal në vazhdim nuk përbënte një shqetësim./VOA

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.