Tragjedia në Malin Meron, Balla: Populli shqiptar është pranë Izraelit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, deputeti Taulant Balla ka reaguar për tragjedinë e Malit Meron në Izrael, ku 45 persona mbetën të vdekur gjatë një tubimi fetar.


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, deputeti Taulant Balla ka reaguar për tragjedinë e Malit Meron në Izrael, ku 45 persona mbetën të vdekur gjatë një tubimi fetar.

Përmes një postimi në Twitter, Balla u shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave, ndërsa shkruan se qytetarët e Shqipërisë janë pranë Izraelit në këtë tragjedi.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Ngushëllime familjeve të atyre që humbën jetën në tragjedinë e tmerrshme të Malit Meron. Populli shqiptar është pranë Izraelit në këtë ngjarje tragjike. Lutjet tona shkojnë për qytetarët e Izraelit që u plagosën dhe i urojmë shërim të shpejtë.

Deputeti socialist ka shpërndarë edhe postimin e Kryeministrit Benjamin Netanyahu.