Netanyahu dështon të formojë qeverinë

Dështimi i zotit Netanjahut e rikthen procesin sërish tek Presidenti Rivlin, i cili pritet që në ditët në vijim t’i japë një prej kundërshtarëve të zotit Netanjahu mundësinë për të formuar qeverinë


Presidenti izraelit Reuven Rivlin tha se do të kontaktojë të mërkurën partitë parlamentare në lidhje me procesin e formimit të një qeverie, pas skadimit të një periudhe 28-ditore, gjatë së cilës Kryeministri Benjamin Netanjahu nuk ishte në gjendje të siguronte një koalicion qeverisës.

Dështimi i zotit Netanjahut e rikthen procesin sërish tek Presidenti Rivlin, i cili pritet që në ditët në vijim t’i japë një prej kundërshtarëve të zotit Netanjahu mundësinë për të formuar qeverinë.

Mes kandidatëve të mundshëm janë Yair Lapid, partia e të cilit Yesh Atid, një formacion politik i qendrës, doli e dyta në zgjedhjet e muajit mars, pas partisë së krahut të djathtë Likud, të zotit Netanjahu, si dhe Naftali Bennett, kreu i partisë së vogël fetaro-nacionaliste, Yamina.

Por Presidenti Rivlin gjithashtu mund t’i kërkojë parlamentit të zgjedhë një prej anëtarëve të tij për postin e kryeministrit.

Më 23 mars asnjë parti nuk arriti të sigurojë shumicën e vendeve në parlamentin prej 120 anëtarësh, çka bën të domosdoshëm krijimin e një koalicioni qeverisës. Këto ishin zgjedhjet e katërta në Izrael në më pak se dy vjet.

71-vjeçari Benjamin Netanjahu ka qenë kryeministër që nga viti 2009 pasi ushtroi të njëjtën detyre për tre vite, në 1990. Ai ka bërë përpjekje të forta për të qëndruar në pushtet gjatë dy viteve të fundit, mes ngërçit politik për shkak të zgjedhjeve që nuk kanë nxjerrë një fitues të qartë.

Aktualisht ndaj tij po zhvillohet një proces gjyqësor nën akuza për korrupsion, të cilat ai i ka hedhur poshtë. /VOA/

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.