Dr. Gazmend Kapllani: Koha për një konferencë shkencore ndërkombëtare për historinë e Hebrenjve në Shqiperi gjatë Holokaustit

Eshte gjithashtu koha per organizimin e nje konference serioze shkencore nderkombetare per periudhen e Luftes se Dyte Boterore dhe historine e Hebrejve Europiane ne Shqiperi gjate holokaustit. Ne po punojme per dicka te tille ne bashkepunim me komunitetin Amerikano-Hebre te Cikagos dhe Amerikes dhe se shpejti shpresojme ta realizojme.


Nga Gazmend Kapllani

Para nje viti e gjysem pothuajse une njoha Liz Cakrani Vrato, mbesen e Kadri Cakranit, fale mikut tim te ngushte tashme Amerikano-Hebre Daniel Shure. Keshtu pata rastin te vij ne kontakt me familjen Cakrani ne Amerike – nje nga familjet me te rendesishme te historise sone kombetare.
Pjesa e familjes Cakrani qe mbeti ne Shqiperi pas ardhjes se komunisteve ne pushtet u persekutua dhe u shfaros nga regjimi enverist. Pasuria e gjithe familjes u sekuestrua dhe sot e kesaj dite asnje lloj demshperblimi nuk eshte dhene.

Emrin e Kadri Cakranit une e kisha degjuar: eshte nje emer i mallkuar per enveristet. Historine e tij regjimi enverist e ka fallsifikuar duke u munduar te hedh balte dhe ta asgjesoje moralisht dhe fizikisht ate personalisht dhe familjen e tij deri ne Amerike.

Historia e Shqiperise ka nevoje per rishkrim sepse eshte jo thjesht e sakatosur por e fallsifikuar ne menyren me percudnuese nga regjimi i Qofte Largut. Nuk do jete proces i lehte as i shpejte. Por ne si Kateder Albanologjie ne Universitetin DePaul do bejme aq sa mundemi per nje rilexim te historise sone, bazuar ne fakte dhe ne metoda shkencore dhe arkivore – duke perfshire edhe historine gojore (oral history).

Familja Cakrani dhe historia e saj ne Amerike eshte vecse hapi i pare ne projektin tone SPEAK MEMORY – i cili synon mbledhjen e deshmive gojore te diaspores sone ne Amerike dhe krijimin ne Universitetin DePaul te arkivit Hidai “Eddie” Bregu te komunitetit Shiptaro – Amerikan.

Historia e Kadri Cakranit eshte bere e njohur tashme ne Izrael dhe Amerike, fale punes se jashtezakonshme te mbeses se tij dhe te Daniel Shure. Uroj qe se shpejti emri i tij te jete ne Yad Vashem duke nderuar familjen e tij dhe Shqiptaret. Jane shume te rralla rastet e shpetimit ne mase te Hebrejve ne Europe sic eshte rasti i Kadri Cakranit i cili nga pozita e komandatit te Ballit Kombetar shpetoi qindra Hebrej Europiane ne Berat gjate pushtimit nazist te Shqiperise. Ne te njejten kohe, deshmi te reja te rendesishme do botohen se shpejti per rolin vendimtar te Kadri Cakranit ne shpetimin e 13 infermiereve Amerikane – ta cilat udhetonin mbi nje aeroplan te nisur nga Sicilia qe ne Nentor 1943 ra ne Shqiperine e Mesme per shkak te motit te keq.

Eshte gjithashtu koha per organizimin e nje konference serioze shkencore nderkombetare per periudhen e Luftes se Dyte Boterore dhe historine e Hebrejve Europiane ne Shqiperi gjate holokaustit. Ne po punojme per dicka te tille ne bashkepunim me komunitetin Amerikano-Hebre te Cikagos dhe Amerikes dhe se shpejti shpresojme ta realizojme.

PS. Duhet te them qe pas publikimit ne anglisht te historise se Kadri Cakranit ne faqen tone te facebook-ut (e cila u ribotua nga gazeta e madhe Izraelite JERUSALEM POST dhe revista e Muzeut Aushvic-Birkenau MEMORIA), une personalisht mora mesazhe fyese dhe denigruese nga te njejtat persona qe u munduan te hedhin balte mbi Martin Camaj. Edhe mbesa e Kadri Cakranit mori te njejtat mesazhe gjithe balte dhe vrer. Personalisht me behet qejfi qe “elites” staliniste, e cila ende mbizoteron ne Shqiperi, i eshte prishur paksa gjumi nga puna jone.
Eshte vetem fillimi, sidoqofte.

Qelimi yne eshte gjithashtu ti flasim nje auditori nderkombetar sepse vetem keshtu historia jone del nga getoizimi qe ka vuajtur dhe po vuan edhe sot e kesaj dite.

Artikullin e plote per Kadri Cakranin te shkruajtur nga Daniel Shure dhe te ribotuar nga Izraeli Sot mund ta lexoni ketu:

Daniel Shure: E vërteta e Kadri Cakranit dhe heroizmi i shqiptarëve për shpëtimin e Hebrenjve

  • Marrë nga postimi në Facebook i shkrimtarit dhe studiuesit, Dr. Gazmend Kapllani

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.