Kancelari austriak, Sebastien Kurz: Së bashku jemi në krah të Izraelit!

Në Kancelarinë Federale të Austrisë, një ndërtesë qeveritare, Kancelari Federal ngriti një flamur izraelit në çatinë e saj.

Nga SARAH CHEMLA

Kancelari Federal i Austrisë ngriti një flamur izraelit në çatinë e Kancelarisë Federale të Austrisë të Premten në mëngjes, në solidaritet me Izraelin gjatë dhunës në rritje në rajon.

Kancelari i Austrisë, Sebastien Kurz shkroi në Twitter se “sulmet terroriste ndaj Izraelit duhet të dënohen në mënyrën më të fortë!” duke shtuar se Austria “qëndron pranë Izraelit” dhe postoi një foto të flamurit izraelit në majë të ndërtesës pranë flamurit austriak dhe atij të Bashkimit Europian.

Ambasadorja austriake në Izrael, Hannah Liko, gjithashtu reagoi në Twitter, duke shpërndarë postimin e Kurz duke thënë se “në shenjë solidariteti me Izraelin, flamuri izraelit u ngrit në çatinë e Kancelarisë Federale të Austrisë sot”.

Ministri i Jashtëm i Austrisë gjithashtu tregoi mbështetje, duke postuar në Twitter duke thënë se “përballë sulmeve të pamëshirshme të raketave ndaj Izraelit, ne qëndrojmë në solidaritet me partnerët tanë Izraelitë”.

Rreth 2,000 raketa dhe mortaja janë qëlluar drejt Izraelit nga Rripi i Gazës që nga fillimi i luftimeve. Një shtesë prej 220 predhash qëlloi të enjten mbrëma dhe të premten në mëngjes, nga të cilat 30 u ulën në territorin e drejtuar nga Hamas.

Nëntë izraelitë janë vrarë, dhe dhjetëra janë plagosur.