SHBA vlerëson kontributin e institutin shqiptar ITShKSh në forcimin e lirisë së besimit

Drejtori i ITSHKSH, Prof.dr. Skender Asani, shprehet i kënaqur me vlerësimin që jepet në Raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit mbi Lirinë Fetare në Botë për vitin 2020, duke shtuar se ITSHKSH tash më po afishohet edhe ndërkombëtarisht si një pikë referimi dhe orientimi për mënyrën e menaxhimit të resurseve humane e shkencore.


Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi të mërkurën raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë, që përfshinë të dhëna për gjendjen e lirisë së besimit në 200 shtetet e territore dhe dokumenton shkeljet e kryera nga qeveritë, grupet terroriste dhe individët.

Aty analizohet në kapituj të veçantë edhe gjendje e lirisë së besimit edhe në Maqedoninë e Veriut.

Duke iu referuar Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, Raporti vë në dukje se ajo ndalon diskriminimin fetar dhe parashikon lirinë e fesë dhe shprehjen fetare. Kushtetuta iu jep barazi para ligjit të gjithë individëve, pavarësisht nga besimi fetar dhe përmend pesë komunitete fetare : Kisha Ortodokse Maqedonase, Komuniteti Fetar Islam në Maqedoninë e Veriut (IRC), Kisha Katolike, Kisha Metodiste Ungjillore dhe Komuniteti Hebre, të cilat janë të liruar nga taksat, ndërkohë që grupet e tjera fetare duhet të regjistrohen për të marrë të njëjtat përfitime.

Në Raport nënvizohet edhe fryma e bashkëpunimit në mes të Ambasadës amerikane dhe institucioneve të shtetit.

“Ambasadori dhe zyrtarë të tjerë të ambasadës amerikane u takuan me përfaqësues të qeverisë për të diskutuar çështje të lirisë fetare, duke përfshirë bashkëpunimin e përmirësuar ndërfetar dhe respektin qeveritar për trajtimin e barabartë të grupeve të besimit”, thuhet ndër të tjera në Raport.

Ligji, sipas Raportit, nuk i lejon organizatat fetare të operojnë nëpër shkollat fillore por i lejon në shkolla të mesme dhe të larta. Shkollat ​​e mesme fetare përdorin kurikulën e tyre dhe nuk i nënshtrohen certifikimit të Ministrisë së Arsimit.

Raporti i Departamentit te Shtetit mbi Lirinë Fetare ne Bote për vitin 2020 në fokus të interesimit ka edhe problematikat që lidhen mbi mësimin dhe edukimin e Holokaustit, duke theksuar me këtë rast se më 10 mars, qeveria miratoi përkufizimin e punës së IHRA 2013 mbi mohimin dhe shtrembërimin e Holokaustit dhe ngarkoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSH) të përkthejnë, brenda tre muajsh, Rekomandimet e IHRA të Dhjetorit 2019 për Mësimdhënien dhe Mësimin e Holokaustit në gjuhët maqedonase, shqipe, turke dhe serbe për t’u shpërndarë në shkollat ​​në të gjithë vendin.

Ky rekomandim i Qeverisë u përfshi edhe në strategjinë e punës së Departamentit pët mësimin dhe edukimin e Holokaustit pranë ITSHKSH, me ç’rast në një afat rekord u përgatitën Rekomandimet e IHRA të Dhjetorit 2019 për Mësimdhënien dhe Mësimin e Holokaustit në gjuhët maqedonase, shqipe, turke dhe serbe.

Krahas trajnimeve për arsimtarë dhe edukatorë në bashkëpunim me Jad Vashem nga Izraeli, Departamenti e përpilon e dhe Strategjinë për edukimin mbi holokaustin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me kontributin e ekspertëve, edukatorëve dhe institucione botërore me renome të cilat e trajtojnë këtë tematikë

Raporti gjithashtu potencon se në muajin qershor, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve  filloi një kurs trajnimi katër-ditor në internet mbi edukimin dhe  mësimin e Holokaustit për 45 mësues të shkollës fillore dhe të mesme nga i gjithë vendi, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit dhe Yad Vashem – Qendra Botërore e Përkujtimit të  Holokaustit në Jerusalem. Raporti përmend edhe ish ministrin e  Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, i cili ka folur për rëndësinë e partneritetit mbi mësimin dhe edukimin e Holokaustit në Ballkan, sipas të cili kjo ngjarje ishte pjesë e strategjisë për të përfshirë edukimin e Holokaustit brenda sistemit zyrtar arsimor shtetëror dhe sigurimin e mjeteve për ta zbatuar atë.

Drejtori i ITSHKSH, Prof.dr. Skender Asani, shprehet i kënaqur me vlerësimin që jepet në Raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit mbi Lirinë Fetare në Botë për vitin 2020, duke shtuar se ITSHKSH tash më po afishohet edhe ndërkombëtarisht si një pikë referimi dhe orientimi për mënyrën e menaxhimit të resurseve humane e shkencore në projektet konkrete që mundësojnë një bashkëjetesë komode të përkatësive e afiniteteve fetare, kulturore e etno-psikologjike në Maqedoninë e Veriut.

“Ndjehem i nderuar dhe i respektuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për vlerësimin inkurajues që ka dhënë sa i përket kontributit të ITSHKSH në forcimin e lirisë së besimit në Maqedoninë e Veriut, me theks të posaçëm në kontributin  për ta bërë pjesë të strategjisë  përfshirjen e  mësimit dhe edukimit  e Holokaustit brenda sistemit  arsimor në vend”, nënvizoi Asani.

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Izrael

Golda Meir, “Zonja e Hekurt” e Izraelit

E vetmja kryeministre femër dhe një nga themelueset e Shtetit të Izraelit

Shqipëri

“Lulja e Vlorës” i Dr. Anna Kohen prezantohet në Izrael

Ambasadat e Kosovës dhe Shqipërisë organizojne promovimin e librit te Dr. Anna Kohen, “Lulja e Vlorës: Duke u rritur hebre…

Kosove

“Grand Hotel Belushi”, hoteli me 5 yje më i bukuri në Kosovë!

Eshtë një investim shumë serioz dhe madhështor i vëllezërve Belushi, të mirënjohur për investimet në Austri

OPED

Ismail Kadare: Pse më zgjoi një interes të veçantë “Hebrenjtë në Shqipëri” i Monika Stafës

Parathënia e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, fitues edhe i “Çmimit të Jerusalemit për Letërsi”

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit