Dënimi i akteve të terroristëve të Hamasit, Izraeli: Faleminderit Kosovë!

Drejtori i Departamentit për Euro-Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, Yacov Livne e ka falenderuar Kosovën që publikoi një qëndrim zyrtar në lidhje me konfliktin e Izraelit me organizatën palestineze të shpallur terroriste, Hamas


Drejtori i Departamentit për Euro-Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, Yacov Livne e ka falenderuar Kosovën që publikoi një qëndrim zyrtar në lidhje me konfliktin e Izraelit me organizatën palestineze të shpallur terroriste, Hamas, raporton Express.

Livne ka shkruar “Faleminderit Kosovë!”, ndërsa e ka shpërndarë qëndrimin e Prishtinës zyrtare të shprehur në rrjetin social, Twitter.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, sot deklaroi se si çdo shtet, edhe Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për ta mbrojtur popullin e vetë kundër raketave nga Hamasi.

“Si çdo shtet, edhe Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për ta mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të hedhura mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne jemi të pikëlluar për të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, ta ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i ka falenderuar vendet që e mbështetën shtetin në Lindjen e Afërt karshi konfliktit të dhunshëm me organizatën e shpallur terroriste të Palestinës, Hamas. Netanyahu e ka vendosur flamurin e Shqipërisë të dytin – menjëherë pas atij të SHBA-së – në rendin e shteteve që i falenderoi për mbështetjen. /Gazeta Express – Kosovë/

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.