Aspekti religjioz i konfliktit Izrael-Palesitinë

E gjithë bota e qytetëruar u detyrohet hebrenjve, jo vetëm në aspektin religjioz, por për shumëçka


Nga Paulin Zefi

“Zoti i vetëm dhe i vërtetë është Zoti i Izraelit”, i cili, për ata që e besojnë: “Tokën e Shenjtë” nuk ia ka premtuar askujt tjetër, përpos popullit të Izraelit.

Doktrina e Krishterë dhe më vonë Islami, kanë lindur dhe janë zhvilluar si derivate të Hebraizmit. Bibla dhe Kur’an-i janë qartas fotokopje dhe variante “të përmirësuara” të Tanakh-ut Hebraik.

Të gjithë objektet e kultit të krishterë dhe islamik, që ndodhen në Jeruzalem dhe më gjerë në “Tokën e Shenjtë”, janë të ndërtuar kryesisht mbi substruksione më të vjetra, pra mbi strukturat murale ekzistuese, hebraike.

Të gjithë profetët e përmendur në Bibël janë hebrenj ose paraardhës të tyre dhe vetë Jezu Krishti është një hebre i kulluar. Nga 25 profetët e përmendur në Kur’an, 24 janë hebrenj ose paraardhës të tyre dhe vetëm Muhamed bin Abdullahu është arab beduin.

E gjithë bota e qytetëruar u detyrohet hebrenjve, jo vetëm në aspektin religjioz, por për shumëçka. Sa për palestinezët, qofshin ata myslimanë apo të krishterë, ata kanë të drejta mbi “Tokën e Shenjtë” po aq sa kanë të drejta serbët mbi Kosovën.

Përderisa në Tanakh dhe më vonë, në Bibël dhe në Kur’an, ekziston e shkruar se është pikërisht ZOTI, i cili, “Tokën e Premtuar” ja ka dhuruar popullit të Izraelit, atëherë kush janë ata “të vdekshëm (me demek, besimtarë)”, që mendojnë se ZOTI nuk ka të drejtë?!…

Për aq kohë sa palestinezët do të kërkojnë me këmbëngulje “zhdukjen e Izraelit”, kurrë nuk do të ketë një paqe pëfundimtare në rajon. Po ashtu, për aq kohë sa militantët e Gazës do të vijojnë të godasin me raketa mbi vendbanimet izraelite dhe më pas të struken si burracakë, duke përdorur civilët e pafajshëm (pleq, gra e fëmijë) si mburoja njerëzore për t’u përballur me kundërsulmet e ushtrisë izraelite, normalisht që do të vriten njerëz të pafajshëm dhe kjo është tragjedia më e madhe.

Përsa u përket atyre që derdhin lot krokodili për viktimat palestineze: pse nuk derdhni lot edhe për fëmijët kurdë, që po vriten çdo ditë nga ushtria turke apo për fëmijët jemenas, që po masakrohen nga ushtria saudite?!… Apo, jeta e myslimanëve të Kurdistanit dhe të Jemenit është krejt e pavlerë në raport me jetën e myslimanëve të Palestinës?!…

Për të krishterët, që u dhimbsen palestinezët: pse nuk ju pashë ndonjëherë të mbani qëndrime mbi fatin e Yazid-ëve të Sirisë dhe Irakut apo për të krishterët e pafajshëm që po vriten gati përditë në Nigeri nga organizata terroriste islamike, Boko Haram?!… Dhe e fundit: “merruni me hallet e popullit tonë, sepse na dalin dhe na teprojnë”!…

Me fatet e “Tokës së Shenjtë” merret tjetërkush dhe “AI” e ka zgjidhur këtë çështje, duke ia lënë “me tapi hyjnore”, Patriarkut Abraham, Isakut, Jakobit dhe pasardhësve të tyre.

P.S.: Kaq përsa i përket aspektit religjioz të këtij konflikti. Për aspektin historik, atë gjeostrategjik dhe gjeopolitik, duhen shkruar e botuar studime të veçanta dhe të ndara në disa volume…

/Nga Paulin ZEFI, Përgjegjës i Sektorit të Trashëgimisë Kulturore në Bashkia Lezhe/

Marrë nga Shkodra Web

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.