Anton Berisha: Kosovës nuk i lejohet të humbasë miqtë si SHBA dhe Izraeli

Reagimi i vonshëm i institucioneve te Kosoves per krizen izraelito-palestineze, jo vetem që eshte humbje e momentumit ne politiken e jashtme.


Nga Anton Berisha

Reagimi i vonshëm i institucioneve te Kosoves per krizen izraelito-palestineze, jo vetem që eshte humbje e momentumit ne politiken e jashtme, siç e tha me te drejte ambasadori Lulzim Peci, por shikuar me thelle, na bën partner te pabesueshem ne raport me SHBA-te, duke pare josinqeritetin tone.

Pertej krizes arabo-izraelite, ne dimension boteror eshte e ditur se qasja e kombeve dhe shteteve ndaj ketij problemi me shume se qasje lokale eshte qasje ne perkrahje apo kundershtim per shkak te SHBA-ve.

Eshte naivitet politik e humanist te flitet per te drejtat njerezore duke perkrahur tezen e Rusise, Kines e rregjimeve te tjera autoritare, kampione te shkeljes se te drejtave te njeriut ne vetë vendet e tyre, e qe te pretendosh se SHBA-te jane ne favor te shkeljes se te drejtave njerezore.

Eshte e pakuptueshme qe qeveria e Kosoves te reagoj aq vone, dhe eshte jashte mandatit te saj shteteror mosreagimi me kohe dhe ne krahe te SHBA-se. Poashtu eshte jashte mandatit te saj kombetar, ngase qeverine ne shumicen e saj e perbejne shqiptaret, qofte per shkak te kontekstit historik por edhe aktual, marre parasysh se nje qeveri tjeter shqiptare, Shqiperia, reagoi ne kohe dhe prerazi ne anen e SHBA-ve.

Padyshim se une, me me shqetesim e shohe mosreagimin e duhur te qeverise si mosrreshtim me SHBA-te, se sa nje perkrahje anuese ndaj rrymave fanatike fetare, te cilet duan te shfrytezojne kete konflikt per nevojat e tyre, qe per mua ne thelb jane antishqiptare.

Konflikti izraelito-palestinez vetem ne kokat e fanatikeve eshte fetar perderisa ne realitet ai eshte konflikt i permasave gjeopolitike qe ka te beje me pozicionimet e fuqive te medha dhe ndikimit te tyre.

Injoranca e disa shqiptareve per anime verberuese nuk ka te beje asgje me realitetin historik as aktual te krizes.
Palestinezet, jane popull arab qe i takojne besimit islam dhe te krishterë, perderisa bartesi momental i krizes Hamas perfaqeson linjen ferare shiite (e jo sunite si perkatesi e atyre shqiptareve qe e shohin problemin nga ky kendveshtrim).

Kriza palestineze e brendshme qendron ne dominimin e organizatave te dhunshme, te cilat perdorin metodat terroriste pa pasur miratimin e vet popullates palestineze, metoda qe bota demokratike ne krye me SHBA-te, nuk i pranon si mjete per arritjen e qellimeve politike, dhe te cilat ne nje menyre e mbajne peng edhe vet popullin palestinez dhe kauzen e tyre te shtetesise.

Rreshtimet e gabuara gjate historise i kane kushtuar shtrenjte kombit shqiptare, dhe si duket nuk kemi marre ende mesimin e duhur. Perderisa, siç e tha me te drejte Mentor Agani, qasja qe te duajme ata qe na urrejne, e t’i urrejme ata qe na duan , tregon se injoranca brenda nesh ka kaluar çdo kufi te normales.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.