Dyshohet se është zhvilluar nga CIA, “Ninja Missile” raketa sekrete që po përdor Izraeli kundër Hamasit

Raketa “Ninxha Missile” që e copëton cakun me gjashtë shpata gjigante, pretendohet se është zhvilluar në mënyrë të fshehtë nga CIA. Kjo armë e njohur si “R9X apo “flying Ginsu” nuk ka eksploziv në kokën e saj me qëllim që të minimizojë dëmet mbi civilët e pafajshëm.


Raketa “Ninxha Missile” që e copëton cakun me gjashtë shpata gjigante, pretendohet se është zhvilluar në mënyrë të fshehtë nga CIA.

Kjo armë e njohur si “R9X apo “flying Ginsu” nuk ka eksploziv në kokën e saj me qëllim që të minimizojë dëmet mbi civilët e pafajshëm.

Abu Khayr al-Masri, zëvendëskryetar i organizatës terroriste Al-Qaeda raportohet se ishte vrarë me një nga dronët e shumtë në shkurt të vitit 2017.

Makina e tij ishte copëtuar nga raketa “ninxha” derisa ai po udhëtonte rrugës për në Idlib në pjesën veriore të Sirisë.

Sipas “Daily mirror” qëllimi i prodhimit të kësaj arme është zvogëlimi i dëmeve të padëshiruara që shkaktohen gjatë sulmeve, pasi që raketat e zakonshme shpërthejnë dhe shkaktojnë skena të tmerrshme.

Një makinë e bombarduar në Rripin e Gazës së fundmi ka rritur dyshimet se Izraeli ka zhvilluar një lloj të re rakete, të njohur me emrin “Raketat ninxha”.


Makina shpërtheu gjatë një sulmi të forcave ajrore izraelite, për të cilin IDF u shpreh se eliminoi një operativ të lartë të Hamasit.

Ushtria izraelite nxorri një video të sulmit ajror ku tregohet sesi shpërthejnë dritaret dhe dyert e makinës, por pjesa tjetër e saj mbeti e paprekur dhe vijoi të ecte dhe për disa metra të tjerë deri sa ngeci në një rrethrrotullimi. /Syri.net/

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.