Biblioteka Kombëtare e Izraelit publikon online koleksionin e shkrimtarit hebre Franz Kafka

Biblioteka Kombëtare e Izraelit ka botuar për herë të parë në internet një koleksion të dorëshkrimeve, letrave personale dhe vizatimeve nga shkrimtari hebre Franz Kafka.


Biblioteka Kombëtare e Izraelit ka botuar për herë të parë në internet një koleksion të dorëshkrimeve, letrave personale dhe vizatimeve nga shkrimtari hebre Franz Kafka.

“Koleksioni është tani në internet pas një procesi intensiv për vite të tëra”, njoftoi biblioteka, duke shtuar se ishte një nga më të mëdhatë në llojin e tij.

Midis artikujve, një fletore e studimeve në hebraisht të Kafkës, si edhe tre drafte të “Përgatitjet e Dasmës në Vend”.

Dokumentet vijnë nga pasuria e mikut më të mirë të Kafkës, Max Brod.

Brod ishte një nga mbështetësit më të njohur të skenës së letërsisë në gjuhën gjermane të Pragës, në gjysmën e parë të shekullit XX.

Para vdekjes së tij, në 1924, Kafka i kishte kërkuar Brodit që t’ia digjte punimet e tij, megjithatë, Brodi në vend të kësaj i botoi ato, duke i sjellë Kafkës famë botërore pas vdekjes.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.