Izraeli hedh poshtë rezolutën e OKB-së: Mbrojtëm popullin tonë nga terrorizmi i Hamasit!

Izraeli refuzon plotësisht rezolutën e miratuar sot (e enjte, 27 maj 2021) nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, një organ me një shumicë të integruar anti-Izrael, të udhëhequr nga hipokrizia dhe absurdi.


Izraeli do të vazhdojë të mbrojë veten kundër terrorizmit të Hamasit dhe kundër organeve të politizuara ndërkombëtare që kërkojnë të delegjitimojnë veprimet tona të ligjshme dhe të drejta.

(Deklarata nga Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme)

Izraeli refuzon plotësisht rezolutën e miratuar sot (e enjte, 27 maj 2021) nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, një organ me një shumicë të integruar anti-Izrael, të udhëhequr nga hipokrizia dhe absurdi.

Çdo rezolutë që nuk arrin të dënojë hedhjen e mbi 4300 raketave nga një organizatë terroriste ndaj civilëve izraelitë, apo edhe për të përmendur organizatën terroriste Hamas, nuk është asgjë tjetër veçse një dështim moral dhe një njollë mbi bashkësinë ndërkombëtare dhe KB.

Forcat izraelite të sigurisë vepruan me standardet më të larta etike, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, në mbrojtjen e qytetarëve tanë nga raketa pa kriter e Hamasit. Hamas po kryen një krim të dyfishtë lufte – duke gjuajtur nga lokacione civile brenda Gaza, drejt civilëve izraelitë. Kjo rezolutë e injoron atë plotësisht.

Qëllimi i Komisionit Hetimor të krijuar me rezolutën e sotme është zbardhja e krimeve të kryera nga organizata terroriste Hamas dhe inkriminimi i veprimeve të Izraelit për të mbrojtur veten dhe popullsinë e tij. Izraeli nuk mund dhe nuk do të bashkëpunojë me një hetim të tillë.

Izraeli do të vazhdojë të mbrojë veten kundër terrorizmit të Hamasit dhe kundër organeve të politizuara ndërkombëtare që kërkojnë të delegjitimojnë veprimet tona të ligjshme dhe të drejta. Izraeli falënderon të gjitha vendet në HRC që nuk e mbështetën këtë rezolutë të egër.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.