Netanjahu, thirrje deputetëve: Mos e votoni këtë qeveri të rrezikshme të krahut të majtë!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu iu kundërvu të enjten një marrëveshjeje të arritur nga kundërshtarët e tij politikë për një qeveri të përbërë nga parti të krahut të majtë, të qendrës e të së djathtës izraelite, të cilat synojnë ta largojnë atë pas 12 vitesh në pushtet.


Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu iu kundërvu të enjten një marrëveshjeje të arritur nga kundërshtarët e tij politikë për një qeveri të përbërë nga parti të krahut të majtë, të qendrës e të së djathtës izraelite, të cilat synojnë ta largojnë atë pas 12 vitesh në pushtet.

Zoti Netanjahu shkruante në Twitter se “të gjithë ligjvënësit e zgjedhur me vota të djathta duhet ta kundërshtojnë këtë qeveri të rrezikshme të krahut të majtë”, duke shënjestruar pjesëmarrjen historike të arabëve në koalicion.

Kritikat e udhëheqësit të krahut të djathtë vijnë vetëm një ditë pasi një grup i gjerë partish arriti të mërkurën vonë në mbrëmje një marrëveshje të brishtë për të qeverisur vendin.

Yair Lapid, kreu i partisë Yesh Atid, kishte afat deri në mesnatën e ditës së mërkurë për të formuar një koalicion qeverisës. Më pak se një orë para skandimit të afatit, ai njoftoi se kishte siguruar mbështetjen e shumicës së parlamentit (Knesset) prej 120 vendesh.

Naftali Bennett, i cili drejton partinë nacionaliste të vijës së ashpër Yamina, njoftoi të dielën mbështetjen e tij për koalicionin e zotit Lapid.

Marrëveshja historike përfshin edhe një parti të vogël islamiste, Listën e Bashkuar Arabe, gjë që shënon të parën herë që një parti arabe përfshihet në një koalicion qeverisës në Izrael. Sipas marrëveshjes pritet të zoti Bennett të shërbejë në dy vitet e para si kryeministër përpara se këtë detyrë ta marrë zoti Lapid.

Por koalicioni i brishtë me tetë parti i Yair Lapid-it gëzon një shumicë të vogël në parlament.

Udhëheqësi i Partisë së Punës Merav Michaeli, partia e të cilit iu bashkua koalicionit të Lapid-it, tha se shpreson që armiqësia e tyre e përbashkët ndaj zotit Netanjahu të sigurojë nxitje të mjaftueshme për një qëndrim të përbashkët.

“Gjatë fushatës së fundit dhe gjithashtu gjatë dy muajve të fundit, përsërita dhe premtova se partia Laburiste do të bënte çdo përpjekje për të formuar një qeveri që do të zëvendësonte regjimin e Netanjahut”, tha ai. “Kishte ditë që ishin shumë, shumë të vështira. Sot patëm sukses, bëmë histori, mbajtëm premtimin tonë”, tha ai.

Pas dështimit të kryeministrit Netanjahu për të formuar një qeveri në fillim të muajit maj Presidenti Reuven Rivlin i dha zotit Lapid mandatin për të formuar një koalicion që mund të sigurojë shumicën në parlament.

Për t’u miratuar qeverisë së re i duhet votat e shumicës së thjeshtë të të gjithë ligjvënësve të parlamentit por seanca parlamentare për votëbesimin ndaj qeverisë pritet të zhvillohet pas rreth 10 ditësh. Kjo i lë pak hapësirë përpjekjeve kundër këtij koalicioni të zotit Netanjahut udhëheqësit me jetëgjatë të Izraelit.

Prej dy vitesh Izraeli ka qenë i përfshirë nga trazirat politike, gjatë të cilave ka zhvilluar katër palë zgjedhje. Pas dy proceseve zgjedhore në vitin 2019, zoti Netanjahu dështoi të formonte një koalicion, por qëndroi në detyrë si kryeministër i përkohshëm. Një vit më parë ai formoi një qeveri koalicioni me rivalin Benny Gantz, por koalicioni u prish në dhjetor pas dështimit të parlamentit për të miratuar buxhetin.

Benjamin Netanjahu mban detyrën e kryeministrit që nga viti 2009, pasi ka mbajtur të njëjtën detyrë për tre vitesh në vitet 1990. Aktualisht ndaj tij po zhvillohet një proces gjyqësor nën akuza penale për korrupsion, të cilat zoti Netanjahu i ka hedhur poshtë./VOA/

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.