Kryebashkiaku Erion Veliaj pret Avital Leibovich: Bashkëpunim i ngushtë me American Jewish Committee

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti Znj.Avital Leibovich, Drejtore e American Jewish Committee Jerusalem, ish-​zëdhënëse e Ushtrisë Izraelite (IDF).


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti Znj.Avital Leibovich, Drejtore e American Jewish Committee, dega Jeruzalem, ish-​zëdhënëse e Ushtrisë Izraelite (IDF).

“Gjithmonë kënaqësi të mirëpres mikeshën Avital Leibovich në Tiranë.

Qyteti ynë ka një histori unike të tolerancës dhe kontributit që ka dhënë për shpëtimin e hebrenjve ?? gjatë Luftës së Dytë Botërore!

Ne do të punojmë me AJC – American Jewish Committee për të siguruar që aktivitetet e Kryeqytetit Evropian të Rinisë 2022 të nënvizojnë tolerancën dhe bashkëjetesën”., shkruan kryebashiaku i kryeqytetit në një postim të tij në rrjetet sociae.

E pranishme ishte edhe deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, njëherësh edhe kryetare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Izrael-Shqipëri.

Disa ditë më parë, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dekoroi me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, kryetaren e Komitetit Hebreo-Amerikan, për degën Izrael, Avital Leibovich.