Kryeministri i Izraelit në OKB: Irani i ka kaluar vijat e kuqe

Në fjalimin e tij të parë para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, tha se Irani i ka kaluar “të gjitha vijat e kuqe” në programin e tij bërthamor dhe u zotua se Izraeli “nuk do ta lejojë” Teheranin që të zhvillojë armë bërthamore.

Duke folur në takimin vjetor të organizatës botërore në Nju Jork, Bennett nuk e përmendi konfliktin e Izraelit me palestinezët, por e portretizoi Iranin si kërcënim për sigurinë globale.

Republika Islamike, viteve të fundit, ka bërë “një hap të madh përpara” në kapacitetin e saj prodhues bërthamor, tha Bennett.

“Programi i armëve bërthamore të Iranit është në një pikë kritike. Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtoi ai.

Bennett, politikan i së djathtës ekstreme, që ka marrë detyrën në qershor, dëshiron që presidenti amerikan, Joe Biden, të forcojë qëndrimin e tij kundër Iranit – armikut rajonal të Izraelit.

Ai i kundërshton përpjekjet e administratës së Bidenit për të ringjallur marrëveshjen bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore.

Kjo marrëveshje, e nënshkruar në vitin 2015, është braktisur nga paraardhësi i Bidenit, Donald Trump, në vitin 2018.

Tërheqja e Trumpit ka çuar në rikthimin e sanksioneve ekonomike kundër Iranit.

Në përgjigje, Irani, i cili thotë se ambiciet e tij bërthamore janë krejtësisht për qëllime civile, ka shkelur shumë nga kufizimet që parasheh marrëveshja.

Gjatë fjalimit të tij, Bennett tha se Irani po përpiqet të “dominojë” Lindjen e Mesme “nën një ombrellë bërthamore” dhe kërkoi përpjekje më të bashkërenduara ndërkombëtare për të ndaluar aktivitetet bërthamore të Republikës Islamike./ REL

Komuniteti shqiptaro-hebre në Izrael feston 28-29 nëntorin së bashku me Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës!

Aktivistë të shquar të komunitetit shqiptaro-hebre në Izrael, dhe stafet diplomatike të Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës në Izrael bëhen…

Izrael

Si Izraeli ndërtoi makinën ushtarake më të saktë në botë

2014-ta ishte një pikë kthese për IDF-në në betejën e saj kundër sistemeve të tuneleve të Hamasit. Ja se si…

Shqipëri

Kosove

Marrëveshje midis Qendrës së Inovacionit në Kosovë dhe “Holon Institute of Technology” në Izrael

Në Holon të Izraelit u nënshkrua sot një Marrëveshje Mirëkuptimi mes Qendrës së Inovacionit në Kosovë dhe “Holon Institute of…

OPED

Izraeli dhe lufta e ardhshme botërore

Parashikimet për një luftë botërore të ardhshme nuk qëndrojnë në shqyrtim dhe rreziqet për Izraelin në çdo rast qëndrojnë diku…

Bota

Britania e Madhe e shpall Hamasin organizatë terroriste

Çdo anëtar i organizatës dhe ata që e mbështesin atë brenda Britanisë së Madhe, mund të dënohen me burgim deri…

Spyzone

Si Izraeli ndërtoi makinën ushtarake më të saktë në botë

2014-ta ishte një pikë kthese për IDF-në në betejën e saj kundër sistemeve të tuneleve të Hamasit. Ja se si…