Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend përfitimet nga konventa e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.


Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Sipas saj kjo konventë do të bëjë që cdo shtetas apo biznes që zhvillon aktivitet edhe këtu edhe në Izrael të mos tatohet 2 herë.

Sipas saj me këtë konventë po hidhen bazat për një bashkëpunim më intensiv me bashkëpunëtorët izraelitë. Ajo tha se qëllimi i kësaj është krijimi i një kuadri ligjor që bën të mundur përpjekjet e qeverisë shqiptare kundër evazionit fiskal.

“Qeveria shqiptare ka intensifikuar luftën kundër pastrimit të parave dhe fianancimit të terrorizmit. Marrëveshjet për parandalimin e taksimit të dyfishtë dhe evazionit fiskal përbëjnë një faktor kyç për bashkëpunimin mes vendeve. Projektligji që do të paraqitet për miratim sot lidhet me konventën midis këshillit të ministrave të Shqipërisë dhe Izraelit për shmangien taksimit të dyfishtë ne parandalimin e evazionit fiskal.

Kjo konventë është firmosur në Tel Aviv në maj duke hedhur bazat për një bashkëpunim intensiv me bashkëpunëtorët tonë izraelitë. Përmes kësaj konvente qeveria shqiptare siguron kuadrin e plotë funksional që një person apo një biznes zhvillon aktivitet edhe këtu edhe në Izrael të mos tatohet 2 herë. Ne do të ulim mundësinë për shpangjen e tatimit në të dyja vendet. Lehtësojmë komunikimet mes autoriteteve dhe shkëmbimin e informacionit. Qëllimi ynë është krijimi i një kuardri ligjior që bën të mundur përpjekjet e qeverisë shqiptare kundër evazionit fiskal”- tha ajo.

Projektligji “Për ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat”, u miratuan me 113 vota pro dhe një abstenim.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.