Komuniteti shqiptaro-hebre në Izrael feston 28-29 nëntorin së bashku me Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës!

Aktivistë të shquar të komunitetit shqiptaro-hebre në Izrael, dhe stafet diplomatike të Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës në Izrael bëhen bashkë dhe urojnë të gjithë shqiptarët në Izrael dhe kudo Gezuar Festën e Pavarësisë!”,


Komuniteti shqiptaro-hebre në Izrael feston 28-29 nëntorin së bashku me Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës!

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, vlerësoi me këtë rast rëndësinë e komunitetit shqiptaro- hebre si urë lidhëse mes popujve dhe dëshmi e gjallë e rolit historik të shqiptarëve në mbrojtje të popullit hebre gjatë Shoah. Të ftuar për të marrë pjesë në këtë ceremoni na nderuan edhe e Ngarkuara me Punë e shtetit te Kosovës në Izrael, Ines Demiri si dhe stafi i Ambasades së Kosovës

“Ambasada e RSH në Izrael falenderon Felicità Jakoel, Kryetaren e Shoqatës së Komunitetit Shqiptaro-Hebre për bashkëpunimin në organizimin në dt.27 nëntor 2021 të aktivitetit festiv me rastin e 109 vjetorit të Ditës së Pavarësisë dhe 77 vjetorit të Ditës së Çlirimit.

Ky takim festiv u zhvillua në Jaffa, qyteti i lashte I famshëm për historitë biblike të Jonah, Solomon dhe Saint Peter.

Dita e Flamurit, është festa që bashkon shqiptarët anë e mbanë botës, prandaj në këtë datë të rëndësishme kombëtare, duhet të bëhemi bashkë, duke udhëtuar në retrospektivë, duke kujtuar personalitetet dhe veprat e tyre, të cilat kanë bërë që ne sot të gëzojmë gjuhën, flamurin, shtetin dhe identitetin e pacenuar.

Nën tingujt e muzikës shqiptare të ftuar për të marrë pjesë në këtë ceremoni na nderuan edhe e Ngarkuara me Punë e shtetit te Kosovës në Izrael Ines Demiri si dhe stafi i Ambasades së Kosovës.

Ambasadori Bardhyl Canaj vlerësoi me këtë rast rëndësinë e komunitetit shqiptaro- hebre si urë lidhëse mes popujve dhe dëshmi e gjallë e rolit historik të shqiptarëve në mbrojtje të popullit hebre gjatë Shoah.

Aktivistë të shquar të komunitetit shqiptaro-hebre në Izrael, dhe stafet diplomatike të Ambasadave të RSH dhe Kosovës në Izrael bëhen bashkë dhe urojnë të gjithë shqiptarët në Izrael dhe kudo Gezuar Festën e Pavarësisë!”, thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare.

Edhe ambasada e Kosovës reagoi në lidhjet me aktivitetin.

Lexo më shumë