Peleshi takon Gantz – Shqipëria dhe Izraeli, marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Në vijim të vizitës së tij në Izrael, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u prit nga homologu izraelit, Benjamin Gantz.


Shqipëria dhe Izraeli do të nënshkruajnë një marrëveshje të re bashkëpunimi në fushën e Mbrojtjes.

Në vijim të vizitës së tij disa ditore në Izrael, ministri i Mbrojtjes, z. Niko Peleshi, u prit në një takim zyrtar nga ministri i Mbrojtjes së Izraelit, z. Benjamin Gantz, me të cilin diskutuan mbi forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e sigurisë.

Ministri Peleshi bëri një përshkrim të përgjithshëm të synimeve që ka vendi ynë për të ndërtuar dhe çuar në një nivel konkurrues kapacitetet në fushën e inovacionit teknologjik, duke ndjekur edhe modelin e Izraelit, si një nga pesë vendet lider të botë në këtë aspekt.

Gjatë takimit, z.Peleshi shprehu vlerësimin e tij për Izraelin si një partner shumë i rëndësishëm i NATO në rajonin MENA (Middle East and Northern Africa) si edhe për politikën konstruktive të ndjekur në Forumin e Dialogut të Mesdheut.

Ministri Peleshi falenderoi homologun Gantz për vendimin historik të njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga shteti i Izraelit, që u pasua edhe me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe hapjen e ambasadave përkatëse.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.