Kryeparlamentari Konjufca pret ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltarët, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Shtetit të Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca priti në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltarët, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Shtetit të Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Kreu i Kuvendit e uroi ambasadoren Ziv për detyrën dhe i dëshiroi suksese, duke vlerësuar njëherësh jetësimin e misioneve diplomatike si një kapitull të ri me rëndësi të veçantë në avancimin e marrëdhënieve shtetërore, politike dhe ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.
Ai tutje vuri në pah raportet miqësore mes shqiptarëve dhe hebrenjve përgjatë historisë dhe u shpreh me mirënjohje për kontributin e Shtetit të Izraelit në strehimin e refugjatëve kosovarë të luftës.
Në takim u shpreh gatishmëria e dyanshme për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë për qytetarët dhe shtetet tona.

Ambasadorja e Izraelit: S’ka paqe nëse qeveris Hamas!

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg: Zgjidhja është krijimi i dy shteteve

Izrael

Izraeli akuzon kreun e OKB-së për mbështetjen e Hamasit

Ministri i Jashtëm Eli Cohen thotë se Antonio Guterres është një "rrezik për paqen botërore"

Shqipëri

Ambasadorja e Izraelit: S’ka paqe nëse qeveris Hamas!

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg: Zgjidhja është krijimi i dy shteteve

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Kur ndez një dritë!

E ftuar në një familje hebrenjsh për të festuar një ditëlindje, një dritë të ndezur për Hanukkah.

Bota

Shuhet legjenda e diplomacisë amerikane, Henry Kissinger

Vdiq në moshën 100-vjeçare. Kissinger dominoi politikën e jashtme të SHBA në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.