Kurorë me lule në emër të Kosovës, Gërvalla nderon viktimat e Holokaustit në Yad Vashem

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, viziton qendrën përkujtimore Yad Vashem në Jeruzalem


Në vazhdim të vizitës në Izrael, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, vizitoi sot qendrën përkujtimore Yad Vashem në Jeruzalem, ku u njoh nga afër me historinë tronditëse të Holokaustit, të dokumentuar në mënyrë shumë mbresëlënëse në këtë qendër përkujtimore.

Gjatë ceremonisë zyrtare, ministrja Gërvalla ndezi flakën e përhershme dhe vendosi një kurorë me lule në emër të Republikës së Kosovës.

Më pas, ministrja Gërvalla vizitoi pavionin e ndërtuar në kujtim të një milion e gjysëm fëmijëve të vrarë gjatë Holokaustit dhe pas një shënimi në gjuhën shqipe në Librin e Përkujtimit iu drejtua të pranishmëve me një fjalim të shkurtër.

Kjo vizitë shënon vizitën e parë të një përfaqësuesi të Republikës së Kosovës në qendrën më të rëndësishme në kujtim të Holokaustit.

Lexo më shumë