Izrael, Yair Lapid mbledh për herë të parë qeverinë

Kryeministri i përkohshëm i Izraelit Yair Lapid mbajti të dielën mbledhjen e tij të parë të kabinetit që nga marrja e detyrës.


Kryeministri i përkohshëm i Izraelit Yair Lapid mbajti të dielën mbledhjen e tij të parë të kabinetit që nga marrja e detyrës. Ai premtoi një qeveri funksionale, pavarësisht paqëndrueshmërisë politike, që detyroi vendin të shkojë drejt procesit të pestë zgjedhor që mbahet në më pak se katër vjet.

Zoti Lapid, paralajmëroi se Izraeli do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të mbrojtur veten, një reagim që erdhi pasi forcat e sigurisë së këtij vendi, rrëzuan tre dronë, që ishin lëshuar nga grupi militant libanez Hezbollah.

Zoti Lapid mori detyrën e kryeministrit javën e kaluar, si pjesë e një marrëveshjeje të arritur në vitin 2021 për formimin e koalicionit qeverisës. Fillimisht qeveria u drejtua nga Naftali Bennet, i cili u tërhoq pas një sërë dezertimesh e problemesh legjislative. Parlamenti u shpërnda dhe pushteti ka kaluar përkohësisht në duart e zotit Lapid.

Izraeli do të shkojë sërish në zgjedhje më 1 nëntor dhe zoti Lapid do të kërkojë të bindë votuesit të mbështesin vizionin e tij për të mos lejuar rikthimin e ish-kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili u rrëzua vitin e kaluar pas më shumë se një dekade në pushtet. Naftali Bennet nuk pritet të kandidojë në zgjedhjet e nëntorit.

Zoti Lapid u përball me sfidën e tij të parë të shtunën, kur Hezbollahu nisi tre dronë drejt një zone ku ndodhet një platformë izraelite gazi e instaluar së fundmi në Detin Mesdhe. Lëvizja dukej se ishte një përpjekje e Hezbollahut për të ndikuar në negociatat e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara mes Izraelit dhe Libanit, mbi kufirin e tyre detar, një zonë që është e pasur me gaz natyror.

“Hezbollahu vazhdon rrugën e tij të terrorizmit, duke minuar aftësinë e Libanit për të arritur një marrëveshje për kufirin detar. Izraeli do të vazhdojë të mbrojë veten, qytetarët dhe pronat e tij”, tha ai.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.