Zëvendëskryeministri Bislimi dhe ambasadorja Ziv biseduan mbi thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe avancimin e partneritetit dhe bashkëpunimit mes tyre. U diskutua mbi mundësi të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, nga shëndetësia deri te investimet për ujësjellësit dhe furnizimin me ujë të pijshëm.

Punësimi është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë, ku dhe u përmend fuqizimi i rolit të gruas dhe potenciali i madh i rinisë kosovare, duke patur parasysh dhe moshën mesatare të re të popullsisë në Kosovë.

Një nga temat që u përmend gjatë takimit, ishte dhe mungesa e liberalizimit të vizave për qytetarët dhe izolimi i Kosovës. Zëvendëskryeministri Bislimi foli gjithashtu edhe mbi situatën në veri dhe dy vendimet e Qeverisë mbi targat dhe dokumentet për hyrje-dalje, të cilat do të nisin implementimin dhe zbatimin e tyre nga 1 shtatori.