Bashkëpunimi ekonomik, Rafuna pret Ambasadoren e Izraelit, Tamar Ziv

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur sot Ambasadoren e Izraelit, Tamar Ziv


Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur sot Ambasadoren e Izraelit, Tamar Ziv me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin ekonomik në mes dy vendeve, me theks të veçantë në mundësitë për të thelluar këtë bashkëpunim.

Kryetari Rafuna në këtë takim shprehu qëndrimin se Kosova dhe Izraeli janë partnerët të rëndësishëm për njëri tjetrin dhe se ekonomitë e të dyja vendeve duhet të thellojnë edhe më tutje bashkëpunimin në mes tyre.

“Kosova dhe Izraeli kanë të vendosur një bashkëpunimin ekonomik në mes vete dhe nga kjo kanë përfituar të dyja vendet. Ky bashkëpunim është në fillimet e tij dhe duhet të punohet që ky të thellohet edhe në më shumë sektorë, edhe aty ku tanimë ka bashkëpunim, edhe në sektorë të ri”, u shpreh Kryetari Rafuna.

Ambasadorja Ziv gjithashtu u shpreh se vazhdimi i bashkëpunimit ekonomik është shumë i rëndësishëm për të dy vendet.

Kryetari Rafuna propozoi mbajtjen e takimeve B2B në Kosovë ndërmjet bizneseve të izraelite dhe atyre kosovare.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.