Pretendentët kryesorë në zgjedhjet e Izraelit

Në zgjedhjet e së martës në Izrael, të pestat që nga viti 2019, kandidojnë në një garë të ngushtë kryesisht figura të njohura të politikës


Në zgjedhjet e së martës në Izrael, të pestat që nga viti 2019, kandidojnë në një garë të ngushtë kryesisht figura të njohura të politikës. Ish-kryeministri Benjamin Netanyahu, tani udhëheqës i opozitës, shpreson të kthehet në pushtet dhe të zëvendësojë rivalin e tij kryesor, kryeministrin e përkohshëm Yair Lapid. Zgjedhjet shihen sërish si një referendum mbi aftësinë e zotit Netanyahu për të qenë në pushtet ndërkohë që ai përballet me akuza për korrupsion. Në këto zgjedhje po kandidon një figurë e re në skenën politike të Izraelit. Popullariteti i politikanit të ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir, është rritur në sondazhet e fundit dhe ai mund të luajë një rol kyç në përpjekjet e zotit Netanyahut për të fituar zgjedhjet.

Kandidatët kryesorë në zgjedhjet parlamentare në Izrael janë:

BENJAMIN NETANYAHU

Pas më shumë se një viti në opozitë, kryeministri më jetëgjatë i Izraelit kërkon kthimin në pushtet ndërsa është në gjyq nën akuzat për korrupsion. Partia e tij Likud pritet të mbetet më e madhja në parlamentin izraelit me 120 deputetë dhe ai synon të marrë shumicën me ndihmën e aleatëve ultra-ortodoksë dhe ultra-nacionalistë.

Benjamin Netanyahu
Benjamin Netanyahu

 

Fushata e zotit Netanyahu është përqendruar në kritikat ndaj mangësive të perceptuara të qeverisë që e rrëzoi atë vitin e kaluar, dhe përfshirjes në koalicion nga ana e saj të një partie arabe. Sondazhet tregojnë se partia e tij Likud dhe aleatët e saj janë afër fitimit të shumicës parlamentare prej 61 vendesh, të nevojshme për formimin e një koalicioni qeverisës.

YAIR LAPID

Kryeministri i përkohshëm i Izraelit mori detyrën në qershor pasi koalicioni qeverisës që ai krijoi u shpërbë. Ai ka bërë fushatë duke theksuar arritjet e qeverisë së tij në kohën e saj të kufizuar në detyrë, përfshirë marrëveshjen e fundit me Libanin mbi kufirin detar.

Yair Lapid
Yair Lapid

 

Sondazhet parashikojnë se partia Yesh Atid e zotit Lapid do të jetë partia e dytë më e madhe në parlamentin izraelit, pas partisë Likud. Mbetet e paqartë nëse ai do të jetë sërish në gjendje të bashkojë partitë e ndryshme dhe të formojë një koalicion qeverisës.

ITAMAR BEN-GVIR

Bashkëdrejtuesi i partisë “Zionizmi Fetar”, Itamar Ben-Gvir ka një histori të gjatë të retorikës anti-arabe, duke përfshirë dënimet që ai ka marrë për nxitje dhe mbështetje të një grupi terrorist. Si avokat, ai kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij duke mbrojtur ekstremistët hebrenj në gjykatë.

Israel Election

Çfarë mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve në Izrael?

Partia e tij mbështet zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, mban një qëndrim të ashpër ndaj palestinezëve që jetojnë atje dhe ka hedhur dyshime mbi besnikërinë e pakicës palestineze ndaj Izraelit. Shumë nga drejtuesit e saj kanë shprehur hapur pikëpamjet e tyre homofobike.

Itamar Ben-Gvir
Itamar Ben-Gvir

 

Zoti Ben-Gvir, trashëgimtari i partisë raciste të jashtëligjshme “Kach”, ka premtuar mbështetje për Netanyahun, dhe madje ka thënë se do të përpiqet të heqë akuzat për korrupsion ndaj ish-kryeministrit dhe dëshiron të vihet në krye të forcës policore të vendit.

“Zionizmi Fetar” pritet të bëhet partia e tretë më të madhe në parlamentin izraelit, duke kaluar dyfishin e mbështetjes që mori në zgjedhjet e fundit dhe mund t’i japë atij një zë të fuqishëm në një koalicion qeverisës të udhëhequr nga Benjamin Netanyahu. Pjesërisht ajo është rritur për shkak të mbështetjes nga votuesit e rinj ultra-ortodoksë.

BENNY GANTZ

Ministri izraelit i mbrojtjes, Benny Gantz bashkoi forcat me ish-aleatët e tjerë të zotit Netanyahu, përfshirë ministrin e drejtësisë Gideon Saar, pas shpërbërjes së qeverisë së fundit. Ai ka bërë fushatë për çështjet e sigurisë kombëtare dhe pengimin e kthimit të zotit Netanyahu në pushtet.

Benny Gantz
Benny Gantz

 

Në një video fushate, të publikuar të dielën thuhet: “Duhet të ndalim turpin. Duhet të ndalim kërcënimin”, duke iu referuar mundësisë që Ben-Gvir të bëhej ministër i një qeverie izraelite. Partia e zotit Gantz, “Machane Mamlachti” pritet të fitojë rreth 10 vende në parlament, gjë që ka të ngjarë ta bëjë atë partinë e katërt më të madhe në parlamentin izraelit.

Benny Gantz duket se pëlqehet nga një numër i madh i anëtarëve të bllokut anti-Netanyahu. Ai mund të bëhet një lojtar kyç në negociatat për formimin e një koalicioni paszgjedhor. /VOA

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.