Nis restaurimi i ndërtesës së Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren

E pranishme ambasadorja e Izraelit, Tamar Ziv. Projekti i revitalizimit është hartuar nga Komuniteti Hebraik në Kosovë


Në Prizren për të inauguruar këto punime sot ishin Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, ambasadorja e Izraelit, Tamar Ziv, ambasadori gjerman, Joern Rohde, shefi i misionit të OSBE në Kosovë, Michael Davenport, zëvendësambasadorja e SHBA, Alyson Grunder, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, Votim Demiri, kryetar i Bashkësisë Hebraike të Kosovës.

Qendra Kulturore Hebraike do të vendoset në ndërtesën e ish hotel ‘Shumadija’, aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme.

Projekti i revitalizimit është hartuar nga Komuniteti Hebraik në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

Paralelisht me ndërhyrjet revitalizuese, jemi në koordinim me Komunitetin Hebraik në Kosovë dhe shtetin e Izraelit, për të ndërmarrë hapat për zhvillimin e projektit të hulumtimit për ndërtimin e narrativës së ekspozitës mbi historinë e Komunitetit Hebraik në Kosovë, ekspozitë kjo e cila do të prezantohet në hapësirat e kësaj Qendre.

“E emocionuar dhe e mallëngjyer për të marrë pjesë në inaugurimin e punimeve për rinovimin e Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren. Faleminderit Ministrisë se Kulturës së Kosovës dhe ministrit Hajrulla Çeku!Një projekt shumë i rëndësishëm që dëshmon edhe një herë miqësinë mes njerëzve dhe vendeve tona”, shkruan ambasadorja Ziv në Twitter.

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Izrael

Mediat hebraike: Shqipëria po imiton modelin izraelit për startapet

Media e njohur Pc.co.il: Ja pse ia vlen që bizneset izraelite të investojnë në Shqipëri

Shqipëri

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kosove

Ambasadorja Demiri pret keun e ELNET, Emmanuel Navov

ELNET bashkon liderë që besojnë në rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta midis Evropës dhe Izraelit

OPED

Sadik Bejko, 80-vjetori i artë i shkrimtarit!

"Shtëpia Studio Kadare" dhe PEN Qendrat e Shqipërisë dhe Kosovës, organizuan një ceremoni mes miqsh dhe artistësh

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit