
Tag: Votim Demiri
Kampi i përqendrimit Bergen-Belsen u krijua në pranverën e 1943 dhe u çlirua nga ushtria britanike më 15 prill 1945. 52.000 vdiqën nga 120.000 të burgosur. Për fat të mirë, në mesin e atyre që mbijetuan, dhe kanë ndarë mendimet e tyre fisnike për shqiptarët, siç është edhe në dëshminë e nënës sime, Ruth Bahar Demiri, jeta e së cilës u shpëtua nga Gani Demiri dhe tezja ime Yaffa Bahar Reuven, në Yad Vashem, Jerusalem.- Votim Demiri është kryetar i Bashkësisë Hebraike të Kosovës
Diplomatja e njohur kosovare me orgjinë hebreje, Ines Demiri, është emëruar si e Ngarkuar me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, aktivistja njohur Besa Ismaili, uron komunitetit hebre kudo në botë dhe në Kosovë festën e Yom Kippur.
Krytari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pati në Prizren një takim kortezie me Votim Demirin, kryetar i Bashkësisë Hebraike të Kosovës.
Gazeta e madhe izraelite i ka kushtuar një shkrim atmosferës së krijuar në komunitetin hebre të Kosovës, pas njohjes nga Izraeli. Flori Zevi, një hebre me banim në Prishtinë dhe Votim Demiri, kryetari i Bashkësisë Hebraike në Kosovë kanë folur për gazetarin izralit, Shimon Yaish.
Misioni i OSBE-së dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit sot në Prizren. Për nder të Ditës Përkujtimore të Holokaustit, do të organizojnë shfaqjen e filmit dokumentar “Përqafimi i fatit”, me regji të Jakov Sedlar.
Kryeshefi Egzekutiv të Kongresit Botëror të Hebrenjve, z. Robert Singer, realizoi takime me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Vizita u organizua nga diplomatja Ines Demiri së bashku me Ambasadoren e Kosovës në OKB, Teuta Sahatqija.
Në atmosferën e multikulturalizmit të qytetit të Lidhjes së Prizrenit, jeton një komunitet modest i hebrenjve, të cilët tregojnë pa drojë origjinën e tyre. Votim Demiri, drejtues i këtij komuniteti tregon golgotën shekullore të hebrenjve dhe për kohën kur u vendosen ata në Kosovë.
Në zyrën e tij, Demiri, kryetari i bashkësisë hebraike në Kosovë, me krenari tregon fotografitë e takimit të familjes së tij me liderë të ndryshëm, përfshirë edhe presidentin izraelit, Shimon Peres.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kosovë janë strehuar rreth 500 familje hebreje. Aktualisht në Kosovë jetojnë vetëm 56 prej tyre.