Bashkëpunimi midis universiteteve Shqipëri-Izrael, ambasadorja Peleg takon rektorin Hoxha

Aktualisht, Universiteti i Tiranës ka nënshkruar tashmë marrëveshje me dy Universitete Izraelite.


Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, zhvilloi një takim me Rektorin e Universiteti të Tiranës, Prof. Artan Hoxha, ku diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike midis dy vendeve.

Aktualisht, Universiteti i Tiranës ka nënshkruar tashmë marrëveshje me dy Universitete Izraelite.

“Pata një takim shumë të mirë këtë mëngjes në Universitetin e Tiranës me Rektorin Prof. Artan Hoxha. Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona akademike. A e dinit se Universiteti i Tiranës ka nënshkruar tashmë marrëveshje me dy Universitete Izraelite? 🇮🇱👨‍🎓🇦🇱”, shkruan ambasadorja Peleg në Twitter.

Më 18 qershor 2021, Universiteti Bar-Ilan në Izrael dhe Universiteti i Tiranës në Shqipëri nënshkruan një protokoll bashkëpunimi akademik, për të bashkëpunuar ne fushën akademike, gjithashtu edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët, përfshirë shkëmbimin e njohurive akademike, të stafit akademik me qëllim gjetjen e zgjidhjeve të problemeve shkencore me interes të përbashkët, publikime të ndryshme, që do të shërbejnë për edukimin, trajnimin dhe kërkimeve, etj.

Protokolli u firmos nga Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha dhe Prof. Moshe Lewenstein, zv.President i Universitetit Bar-Ilan.

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Izrael

Nimrod Yaron: Besojmë fuqishëm në potencialin e bashkëpunimit të biznesit midis Izraelit dhe Shqipërisë

Nimrod Yaron & Co ishte sponsor i "TIRANA - TEL AVIV TECH WEEK", zhvilluar për herë të parë në Shqipëri

Shqipëri

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kosove

Bashkëpunim i Izraelit me sektorin e bujqësisë në Kosovë

Ministri i Bujqesise i Kosovës, Faton Peci, takim në Izrael me homologun Avi Dichter

OPED

Dita e Kujtesës dhe gabimet e kujtesës

Dalëngadalë, kjo histori është kthyer në një “mit”, që ka depërtuar në kujtesën kolektive të popullit shqiptar, në të gjitha…

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit