“Nobel” në Mjekësi/ Hebreu Karl Landsteiner, babai i transfuzionit të gjakut

Karl Landsteiner zhvilloi sistemin modern të klasifikimit të grupeve të gjakut në A, B, AB dhe 0, në vitin 1900


Transfuzioni i gjakut mban firmën e një hebreu.

Karl Landsteiner është imunologu hebre që zhvilloi sistemin modern të klasifikimit të grupeve të gjakut A, B, AB dhe 0, në vitin 1900, që solli edhe transfuzionin e gjakut pa rrezikuar jetën e pacientit, i realizuar nga mjeku Reuben Ottenberg  në Mount Sinai Hospital Mount në Nju Jork në vitin 1907.

I lindur në një familje hebrenjsh austriakë në Vjene, Karl Landsteiner (14 qershor 1868 – 26 qershor 1943), djali i një gazetari të njohur vjenez, Leopold Landsteiner, ish-kryeredaktor i “Die Presse”, konsiderohet si babai i transfuzionit në mjekësi.

Qysh kur ishte student i mjekësisë në Universitetin e Vjenës, Karl Landsteiner, shkroi tezën e tij të doktoraturës në 1891 në lidhje me influencën e dietës në kompozimin e gjakut.

Ai i thelloi studimet e tij në Zvicër dhe Gjermani, dhe më pas punoi në Vienna General Hospital.

Së bashku edhe me Constantin Levaditi dhe Erëin Popper, ai zbuloi virusin e poliomielitit në vitin 1909.

Karl Landsteiner vazhoi punën e tij në Roman Catholic Hospital në Hagë, Holandë dhe më pas në Rockefeller Institute for Medical Research në Nju Jork, ku dhe u vendos përfundimisht.

Në vitin 1930, Karl Landsteiner mori Çmimin Nobel në Fiziologji dhe Mjekësi, si dhe u nderua me çmime të shumta prestigjioze në Holandë dhe SHBA.

Portreti i tij ishte stampuar në kartëmonedhën 1000 shiling të Austrisë.

Karl Landsteiner vdiq në moshën 75-vjeçare në Nju Jork, SHBA.

Ambasadorja e Izraelit: S’ka paqe nëse qeveris Hamas!

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg: Zgjidhja është krijimi i dy shteteve

Izrael

Izraeli falenderon SHBA për veton ndaj rezolutës së OKB-së

Ministri i Jashtëm, Eli Cohen, akuza ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres

Shqipëri

Ambasadorja e Izraelit: S’ka paqe nëse qeveris Hamas!

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg: Zgjidhja është krijimi i dy shteteve

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Kur ndez një dritë!

E ftuar në një familje hebrenjsh për të festuar një ditëlindje, një dritë të ndezur për Hanukkah.

Bota

Shuhet legjenda e diplomacisë amerikane, Henry Kissinger

Vdiq në moshën 100-vjeçare. Kissinger dominoi politikën e jashtme të SHBA në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.