Shefi i IDF: Izraeli, plan për të sulmuar qendrat bërthamore të Iranit

“Vizioni iranian për të krijuar një Hezbollah të dytë në Siri është ndërprerë,” tha Shefi i Shtabit të IDF-së, gjeneral-lejt. Aviv Kohavi.


Izraeli kryen mesatarisht të paktën një operacion kundër Iranit çdo javë diku në Lindjen e Mesme, tha shefi i Shtabit të IDF-së, gjeneral-lejtnanat Aviv Kohavi. IDF (ushtria izraelite), tha ai gjithashtu, do të jetë gati kur dhe nëse i jepet urdhri për të sulmuar objektet bërthamore të Iranit.

“Niveli i gatishmërisë për një operacion në Iran është përmirësuar në mënyrë dramatike”, tha Kohavi në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv.

“Do të them më shumë se kaq. IDF do të jetë gati për ditën kur të jepet urdhri për të vepruar kundër programit bërthamor dhe do të përmbushë misionin që i është dhënë”.

“Vizioni iranian për të krijuar një Hezbollah të dytë në Siri është ndërprerë,” tha Kohavi.

“Iranianët donin të vendosnin qindra raketa tokë-tokë në Siri së bashku me dhjetëra mijëra militantë shiitë.”

Më pak baza, forca dhe armë iraniane në Siri falë përpjekjeve izraelite

Kohavi tha se presidenti i Iranit Ebrahim Raisi ishte planifikuar të vizitonte Sirinë të martën. “Nëse ai do të kishte ardhur, ai do të shihte se ka shumë më pak armatime dhe më pak baza dhe forca,” tha shefi i shtabit të IDF, i cili përfundon mandatin e tij muajin e ardhshëm. “Kjo nuk ndodhi më vete, por për shkak të luftës [Izraelit] ndërmjet luftërave, e cila do të shënojë 10 vjet në mars.”

“Lufta ndërmjet luftërave” është emri i koduar i IDF-së për fushatën e fshehtë ushtarake që ajo ka zhvilluar kundër përpjekjeve iraniane për të ngulitur veten në Siri.

“Ne duhet ta shikojmë Iranin kolektivisht dhe përtej kufijve të tij gjeografikë,” vazhdoi Kohavi. Krahas aftësive bërthamore dhe eksportimit të revolucionit, ekziston edhe përdorimi i përfaqësuesve dhe milicive në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. /The Jerusalem Post

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.